Artan Xh. Duka: Demonarki!
Tranzicion apo sistem!
4 dekada rropatje drejt BE nuk janё tranzicion por sistem. Njё shartesё unike frankenshtajne demokraci-monarki-anarki, ndryshe “demonarki”, e sajuar enkas nga njё klasё politike e paskrupullt pёr tё abuzuar e pёrfituar, me ligj e pa ligj, e ia hedhur paq mё tej.
Me vёndin tё kapur nga tё “fortёt” nё PS e PD nё qeverisje prej 90, besimi e shpresa tek demokracia, ligji e integrimi nё BE po veniten vazhdimisht. Ky takёm politik nuk heq dorё vullnetarisht nga kapja e sistemit. Nuk duan apo nuk i lёnё tё tretё, koha do e tregojё. Pёr ta demonarkia ёshtё domosdoshmёri sepse jo vetёm u krijon mundёsi pёr abuzim e privilegje por edhe u garanton imunitet e pandёshkueshmёri mё pas. Kanё kopsitur gjithshka, nga pushtetet, vota, drejtёsia, institucionet, media etj, nё funksion tё vijimёsisё dhe nuk i ndruhen viteve e biologjisё falё “klonimin” politik.
Duam tё besojmё se integrimi i shumёpritur e “etiketa” BE mbase do tё mund tё futё automatikisht nё hulli edhe demokracinё e shtetin ligjor. Nuk ёshtё e thёnё kur shikon se edhe nё BE, dalin gjithnjё kryeministra e politikanё kokoroҫё qё i bёjnё karshillёk vlerave tё Brukselit demokratik, ogur ky jo i mirё pёr tё ardhmen demokratike nё vёnd.
Demonarkia, me apo pa “etiketё” tё BE, gjithnjё rrezikon tё marrё kot ndaj nёse BE ёshtё bonus, demokratizimi mbetet domosdoshmёri.
Ikja nga “parajsa”
Dёshtimit me farsёn demokratike nuk ka propagandё “suksesesh” e pёrrallash me BE qё ia del. Vulёn dёshtimit ia vё “lumi” i pandalshёm i emigrimit qё cёnon interesin kombёtar, njё eksod “demokratik” ky, njёlloj si ai nё fillimvitet 90, qё nuk mund tё fshihet me pёrsiatje e dokrra kryeministrore politike me “Kore Veriu” e rrёfenja me Sigurim!
Kjo retorikё e paralele bajate e demonizuese ndaj sё shkuarёs, jo vetёm pёrbuz punёn e mundin e brezave nё socializёm por edhe shtrёmbёron qёllimisht kontekstin historik, gjeopolitik, raportin familje-pushtet, ligj-diktaturё etj, duke e tentuar kёtё edhe me turistin mёndjehapur ndaj sё shkuarёs tё paretushuar me penelata “piktorёsh” si psh. muzetё propagandistike tё rilindjes me tematikё socializmin!
Humbja e durimit dhe e besimit qytetar tek sistemi e politika qё e gatoi dhe e mbron atё, po shtyn sot patriotizmin, respektin ndaj ligjit, empatinё, mbёshtetjen e mirёbesimin e plot vlera tё tjera qytetare, tё testohen nё cak.
Moria e halleve sot kandis qytetarin tё mendojё tё ardhmen gjetiu, tё mendohet gjatё kur krijon familje, tё ketё frikё tё plaket nё vёndin e tij etj. Vёndi ёshtё bёrё i “vёshtirё” nga njё klasё egoiste politike e pёshtirё qё nuk ia ndjen pёr qytetarin por jeton nё “bllokun” e saj.
Demonarkia na ka katandisur sot nё komb shtegtar, hanxhi e tregtar, ndryshe nga bota qё ruan ekuilibrat ekonomik apo edhe pёrvoja jonё para viteve 90. Mbase Maldivet nuk kanё burim tjetёr tё ardhurash por ne nuk kemi pёrse tё mburremi si Maldivet e Europёs nё kurriz tё shpёrfytyrimit ekonomik!
“Vezёt” sot janё futur me pёrparёsi nё “shportёn” turistike e tё pasurisё sё patundёshme duke na ekspozuar si ekonomi ndaj dinamikave e zhvillimeve gjetiu, ndёrkohё qё duhet tё jenё njё “bonus” me industrinё e bujqёsinё vёndin kryesor.
Investimet e shumёpёrfolura turistike e infrastrukturore tё lidhura me to, nё kurriz tё degёve tё tjera tё ekonomisё, jo vetёm forcojnё mё tej kastёn nisur nga transparenca problematike me to por edhe po nёpёrkёmbin me shpejtёsi pasuri natyrore publike e private, po e shndёrrojnё turizmin nё mollё tё ndaluar pёr vёndalinjtё (oaze pёr botёn nё kurriz tё ekonomive vёndase) etj.
Betonizimi me ngut urbanistik e turistik po denatyron e shpёrfytyron gjithandej dhe gabimet e tё tjerёve nё turizёm (Spanja dikur) u harruan para tundimit pёr pasurim tё shpejtё. E kjo nga njё kastё qё i ngeli goja tek bunkerёt e Enverit!
Integrim e demokratizim
Kjo klasё politike po i jep emёr tё keq demokracisё dhe legjislacioni e reformat janё shpesh me bishta pas. Ajo zgjedhore ka monopolizuar votёn duke i marrё gurin e arrёn nga dora qytetarit. Ajo nё drejtёsi nuk vuri drejtёsi por u mjaftua me ca largime qё dolёn nga dera por u kacavirёn nga dritarja ndёrkohё qё dosjet u bёnё mullar pёr mungesё gjyqtarёsh, pёrqёndrime gjykatash, padrejtёsi tё bёra me ligj (7501, investimet strategjike), vendimet e gjyqtarёve abuzues nuk u rishikuan kurrё (duke lёnё padrejtёsitё nё vёnd) etj absurde qё i morёn plot kohё tё vyer shoqёrisё.
Tё drejtat e liritё e shumё trumbetuara mbeten po aq farsё kur mendon se vetёm liria e abuzimit nuk njeh kufinj. Mbi tё gjitha, e drejta e jetёs, ajo qё u jep jetё gjithё tё drejtave mё pas, nёpёrkёmbet vazhdimisht. Krimi, aksidentet, gjakmarrja, loja e sherrnaja politike dhe ajo me pronёn etj drama qё na i bёri “peshqesh” demonarkia, ndikojnё nё sigurinё e pёrditshme qytetare. Ndryshe edhe nga vetё socializmi dikur qё, kishte ato ligje qё kishte por mbetet ku e ku mё shumё shtet ligjor se ky i sotmi qё krijon “xhungёl” qytetare dhe lan duart mё pas.
Në analogji me trukun “pluralist” me Front, Organizatë Gruaje etj nga halli i mbijetesës në prag 90, edhe tani PS e PD janё tё kapura dhe pjesё e sё tёrёs dhe vota pёr to ҫon ujё tek i njёjti mulli që kësaj rradhe është ai i babëzisë e abuzimit në kurriz të qytetarit e demokracisë.
Sfidë sot mbetet integrimi por jo në kurriz të demokratizimit e premisё pёr kёtё gjё ёshtё zëvēndësimi i takëmit politik qё e mban peng atё.
Kjo mundёsohet qoftё pёrmes njё vote kurajoze, ndryshe nga mё parё, ose pёrmes njё reforme zgjedhore thelbёsore (siҫ ёshtё rikthimi i mazhoritarit) qё rikthen dinjitetin e votuesit e deputetit nё Kuvёnd. SPAK, bota, media etj të tyren, qytetari me votë të tijën se fundja Perëndia, Perëndia por dhe duart e mia!