Fritz Radovani: Zemra e Ferdinand Temalit vazhdon me rrah!
Gjithnjë të kam kujtue o mik… e, do të kujtoj… Se, zani yt më shton si gjithmonë: “Do fitojmë apo jo?!… Po, Po, Po…”!
TI ISHE ATDHETAR I PERKUSHTUEM E PUNTOR I PAVDEKSHEM!
E, themelues i asaj BSPSH, organizator dhe luftar në betejën e përmbysjes së komunizmit ishe Ti, e vetëm Ti, o Ferdinand Temali!…
E, na… mbas teje!
13 dhjetor…
SHKODRA PA TIRANIN KRIMINEL ENVER HOXHA!
■ Edhe njëherë plot dritë kjo ndërtesë e Prefekturës së Shkodrës!

U zgjue Shkodra mbarë me një mendim 46-vjeçar në kokë: “Deri kur surrati i këtij tirani të pashoq vrastar perballë Prefekturës sonë”?!…
Vlonin rrugët e Shkodres, vlonin rrethinat, vlonin urat lidhse të qytetit…
Vlonte Kalaja “Rozafat”!
Rinia ishte zgjue nga gjumi gjysëshekullor… Pushkët dhe kazmat i kishte kraheqafë Ramiz Alia!
■ Doli nga Instituti Pedagogjik i Shkodrës një djalë me një suazë të madhe në dorë, dhe mbas tij disa studentë… Sa mërrijti tek shkallat e hymjes kryesore, veç kur i dha krah asaj korrnizë, e shkoj tek trotuari copa e grima xhami bashkë me surratin e enver hoxhës!
Mendova me vete: “Sot i erdhi fundi edhe këtij qen e bir qeni”!… Nga Dugajt’ e Reja, kaloi një grup djelmësh të rij, që shpejtonin hapin…
■ Nga të katër anët Pjaca Fusha e Çelës, po vërshohej nga njerzit që shpejtonin me shkue tek Prefektura e Shkodres. Ferdinand Temali në ecje më tha këto fjalë: “Po shkojmë me rrëzue bustin e diktatorit, mirë u pafshim…”!
Të gjithë ishin aq të gëzuem, sa ndoshta, u dukej, se po shkojnë në darsem…
U bashkuen tek Banka e Shtetit me një grup tjetër që me Flamurin e Shqipnisë “pa yll”, thërrisnin: “Liri Demokraci!”, “E duem Shqipninë si gjithë Europa”! Ishte shpërthimi i fundit që pritej me brohoritje nga turmat e popullit të Shkodrës…
Rinia shkodrane po realizonte andrren e sa e sa viktimave të Gjenocidit të tiranit enver, e nder të fundit ishin Djelmët e Vajzat që pak ditë perpara kishin la me Gjakun e Tyne Rinor, piramidat kufitare të Shqipnisë cungueme nga “Europa plakë”, që i pat thur një vjershë edhe Poeti Kombtar At Gjergj Fishta, që as ai nuk “zehet me gojë”!
■ U hap fjala e mori dheun… Në Shkodër Rinia rrëzoi bustin e diktatorit!
Ka “disa shqiptarë” që, “as sot nuk e dijnë, se Ai… që e zhguli dhe e …!” Edhe data 2 Prill 1991 nuk harrohet!
■ Një Shkodër Loce, uroj me zemër: “enver hoxha e pastë thye qafën, e kurrma mos ia pashim surratin, e i daltë fara e tij kudo në trojet tona shqiptare të Heroit Gjergj Kastrioti”!
Melbourne, 23 Maji 2026.