Albspirit

Media/News/Publishing

Marco Rubio nderon kujtimin e Nënë Terezës

Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka nderuar kujtimin e Nënë Terezës, bamirëses shqiptare, me homazhe gjatë një vizite në qendrën “Misionaret e Bamirësisë”.

rubio

https://smarttag.rubiconproject.com/a/28247/623753/4045367-1.html?&gdpr=0&us_privacy=1—&cb=0.1423708427163426&tk_st=1&rp_s=c&p_pos=btf&p_screen_res=1920×1080&ad_slot=623753_1&rp_secure=1

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rubio ndau foto dhe vlerësoi figurën dhe trashëgiminë e Nënë Terezës.

Ai vuri në dukje ndikimin e saj të jashtëzakonshëm në ndihmë të njerëzve në nevojë dhe në përhapjen e mesazhit të dhembshurisë në mbarë botën.

“Nënë Tereza la një trashëgimi të jashtëzakonshme dhembshurie dhe shërbimi. Pata nderin të vizitoja sot Misionaret e Bamirësisë për t’i bërë homazh trashëgimisë së saj dhe për të parë shembullin e gjallë të besimit katolik në veprim”, shkroi Rubio në një status në rrjetin social “Instagram”, ndërsa ndau edhe fotot duke vendosur edhe buqeta me lule.

https://www.panorama.com.al/shembull-i-dhembshurise-sekretari-amerikan-rubio-nderon-me-homazhe-nene-terezen-trashegimia-e-saj-e-jashtezakonshme