Albspirit

Media/News/Publishing

Mimoza Rexhvelaj: Deti…

Deti më flet ngadalë…
duke m’i prekur plagët e varrosura
që s’dua t’i nxjerr më mbi lëkurë.

Me një mijë përqafime me valë
më ngushëllon
teksa numëroj
pikat e mjelme nga sytë.

Më kujton këngën e sirenave
ndër këto brigje shkëmbore
të gëdhendura nga dallgët.

Deti harron
sa forcë duhet
për ta dëgjuar atë këngë.
E unë s’jam Odise
as marinar…

Ndonjëherë
oshtima e brigjeve
më sjell emra të harruar
si anije të mbytura
mijëra vjet më parë.

Sa prekin sipërfaqen
Dalin në dritë trupa kujtimesh
dekompozuar deri në asht…