Albspirit

Media/News/Publishing

Milori Consulting & Training hapi zyrtarisht aktivitetin e vet

Milori Consulting & Training hapi zyrtarisht aktivitetin e saj me panelin: “Gjendja e Sistemit Ligjor në Shqipëri, ligji në praktikë: Qartësi, Besim dhe Zbatim”.

Një mbrëmje e veçantë reflektimi, dialogu profesional dhe bashkëpunimi, e cila mblodhi së bashku përfaqësues të institucioneve publike, akademikë, avokatë, profesionistë të lirë, përfaqësues të shoqërisë civile, studentë dhe partnerë të fushave të ndryshme.

Themeluesja e Milori Konsulencë Ligjore dhe Trajnime, Elta Milori, theksoi se sfida kryesore e sistemit ligjor shqiptar, nuk është vetëm hartimi i ligjeve, por zbatimi i tyre efektiv, rritja e sigurisë juridike dhe forcimi i besimit të qytetarëve tek institucionet.

Prof. Dr. Eralda Methasani (Cani) theksoi se akademia solli perspektivën e zhvillimit të legjislacionit dhe harmonizimit me standartet evropiane.

Prof. Assoc. Dr. Av. Enida Bozheku theksoi se avokatia dhe profesionistët e së drejtës duhet t’i kushtojnë rëndësi aksesit në drejtësi, sigurisë juridike dhe efikasitetit institucional.

Përfaqësuesi i Shoqërisë Civile dhe drejtues i “Lëvizja Europiane”, Gledis Gjipali, theksoi nevojën që çdo reformë të matet me ndikimin real që ka në jetën e qytetarëve dhe në mbrojtjen e të drejtave të tyre.

Fation Softa, për Profesionet e Lira dhe komunitetin profesional nënvizoi rëndësinë e një mjedisi ligjor të qëndrueshëm dhe të parashikueshëm për zhvillimin ekonomik dhe social të vendit.

Per juristët e rinj folën Kejdi Sadushi, Entoni Miska dhe Erjon Nano te cilët shprehën pikpamjet e tyre në lidhje me konceptin e ligjit dhe zbatimit te tij si dhe situatën aktuale në tregun e punës në Shqipëri dhe ne Ballkanin Perëndimor.

Ky aktivitet shënoi gjithashtu fillimin e rrugëtimit të Milori Consulting & Training, një platformë e dedikuar për konsulencën, trajnimin profesional, dialogun institucional dhe promovimin e praktikave më të mira në fushën juridike, administrative dhe të politikave publike.

Falënderime të veçanta për të gjithë panelistët, të ftuarit, miqtë dhe bashkëpunëtorët që kontribuan në suksesin e këtij eventi të parë.

Besojmë se dialogu profesional, ekspertiza dhe bashkëpunimi janë çelësi për një sistem ligjor më të fortë, institucione më të besueshme dhe një shoqëri më të drejtë.