Albspirit

Media/News/Publishing

Sami S. Shatri: Bardhësi

Sa bardhësi,
pran lumit plot freski,
matanë ca shtëpi,
mrekulli…
një imazh drite vjen,
andej, ka ti shkëlqen!

Ngrohtësi,
puthur me rreze dielli,
sy me sy,
me kaltërsinë e qiellit,
krah’hapur, sypatrembur,
si ylli i parë…
i mëngjesit!

Ëmbëlsi,
në buzët si qershi,
e heshtur më flet,
tash e sa vjet,
si një flutur krahëleht,
nga dora më rrëshqet!

Dashuri,
ndjej në ata dy sy,
nxitoj, të vij nga larg,
aq vrullshëm, sa një fllad!
Aty, te rrethojë e urës,
t’ledhatoj faqet…
e t’puthi buzët!

Sa nostalgji,
një fotografi,
buzagaz i këndshëm,
më ndjek, si një ëndërr,
fustan, bardhë si bora,
sa bardhësi,
thellë…
në zemrat tona!

30 maj 2026.