Dritëro Agolli: Mbulon kjo kokë tejembanë ekranin
Mbulon kjo kokë tejembanë ekranin
Dhe gojë e saj më shpejt se çezma hapet.
Gënjeshtrat rrjedhin, mbushin lavamanin,
Ekranin – lavaman, ku koka lahet.
Televizorit tim i krisën eshtrat
Nga peshë e kësaj koke pa fytyrë,
Lëpin ekranin gjuha me gënjeshtrat,
Ekrani nga lëpirja s’ka më ngjyrë.