Albspirit

Media/News/Publishing

New York Times, The Guardian & Fox News: Protestat s’janë kundër Trump, por kundër Ramës

Ndërkohë që Edi Rama po i fryn teorive konspirative për revolucionin e flamingove, duke pretenduar se pas qëndrojnë herë grekët e herë kosovarët, jerë iranianët e herë maqedonët, madje dike dyshuar edhe për dorën e padukshme të algoritmeve që frymëzojnë FAK NEWS në mediat më të mëdha botërore realiteti i asaj që po ndodh tek ne pasqyrohet krejt ndryshe.Pas pjesmarrjes së frikshme në manifestimin e 20 qershorit janë së paku tre gjigandë të informimit, në SHBA apo jashtë saj, të majtë apo të djathtë që bashkohen në një pikë: protestat janë pasojë e lodhjes me Ramën, e zhgënjimit prej tij, prandaj ato kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit.

Më qartë se kushdo këtë mesazh e përcillte New Yotk Times. “Shqipëria është qeverisur që nga rënia e komunizmit, 35 vjet më parë, nga të njëjtët politikanë që kujdesen për interesat e tyre, hyjnë e dalin nga pushteti, u japin kontrata shtetërore miqve të tyre në biznes dhe u kushtojnë pak vëmendje problemeve ekonomike dhe shqetësimeve të njerëzve të zakonshëm”.

Më tej, në të njëtin artikkull vazhdohej:”Ndërsa disa protestues, të etur për të tërhequr vëmendjen e televizioneve të huaja, kanë mbajtur pankarta në anglisht kundër Kushner dhe Ivanka Trump, objektivat kryesorë të zemërimit të tyre janë Rama, 61 vjeç, i cili ka qenë pjesë e qeverisë që nga viti 1998, dhe ish-kryeministri Sali Berisha, 81 vjeç, drejtues i partisë kryesore opozitare. Protestuesit kanë brohoritur: “Rama në burg, Berisha në burg.”

Po të njëjtin konkluzion arrinte dhe britanikia The Guardian.”Shqipëria nuk kishte përjetuar një zemërim kaq të gjerë shoqëror, që prej rënies së komunizmit, më shumë se tre dekada më parë” shkruan ajo. Në artikull ndeshen citime te shumta të njerëzve qe thone se nuk ndihen të perfaqësuar më nga kjo qeveri, se u ka sosur durimi, se mjaft është mjaft.“Njerëzit po dalin në rrugë sepse janë lodhur nga padrejtësia dhe korrupsioni. Një nga sloganet tona është ‘ndal diktaturën e parave të pista’, sepse kemi parë se projekte të tilla përfitojnë vetëm një grusht njerëzish të pasur”, thote dikush nga të pyeturit.

Por ky këndvështrim, që nuk lidhet as thjeshtë me mjedisin, as me familjen Trump, e aq me pak me shndërrimin e Shqipëriaë në laboratorin e një lufte globale, siç reket ta paraqesë Rama, nuk bëhet vetëm nga mediat me prirje të majta të cilat kanë objektiv të tyre denoncimin e pasurimit të familjes Trump përmes politikës. Përpos NYT dhe Guardian, të njëjtën optikë paraqet edhe konservatorja Fox News që njihet si mbështetëse e administratës Trump.

«Qeveria e kryeministrit socialist Edi Rama po përballet me presion në rritje, ndërsa shqiptarët vazhdojnë të dalin në rrugë duke kërkuar dorëheqjen e tij», shkruan Fox duke përzgjedhur një sërë citimesh që konverojnë në një pikë, problemi nuk është vetëm Ivanka dhe mjedisi, por mbi të gjitha keqqeverisja dhe lodhja me këtë klasë politike. Në fund të artikullit me ironi Fox shton me ironi një detaj shumë domethënës, se kabineti kryeministror rrefuzoi ti përgjigjet pyetjeve për shqetësimet reale të protestuesve.

Sepse kryeministria nuk ka dashur të flasë është e qartë. Edi Rama do ti sfumojë arsyet reale të kësaj proteste. Ai do ti mbi vendosë atyre narrativën e një komploti që po ia diskreditojnë ditë pas dite mediat më të fuqishme të globit.