Albspirit

Media/News/Publishing

Delo Isufi: Sadik Bejko dhe libri “Te hiri i fjalës”


Miku ynë, poeti, shkrimtari dhe studiuesi Sadik Bejko, sot na vjen pak më ndryshe, me një hir të veçantë: me ese, shënime estetike dhe intervista ku shpalosen plot dinjitet, profesionalizëm e bukur shpirtërore mendimet e tij.
E veçanta në këtë libër është ndërthurja e ideve dhe mendimeve për letërsinë, për poezinë bashkëkohore, për prozën, duke qëmtuar me kujdes vlerat e krijuesve, ku secilit prej tyre u jep vendin që u takon.
Bejko në shkrimet e tij është i ëmbël, i dashur, i kujdesshëm, me një mendim të qartë e bindës, i kuptueeshëm jo vetëm për njerëzit e letrave, po edhe për lexuesin e zakonshëm.
Që të flasësh për krijimtarinë e profesor Bejkos, duhen orë e orë të tëra, por unë dua ta mbyll fjalën time të shkurtër me një fjali: Sadiku me librin “Te hiri i fjalës”, botimet Maluka qëndis një ylber me ese, shënime estetike dhe intervista!
Urime i dashur Bajko dhe kurrë mos shteroftë mendimi yt krijues!
15 shtator 2026, Art-Hotel, Tiranë.