Albspirit

Media/News/Publishing

Artan Xh. Duka: Nё Hagё gjykohet Europa

“Litari” pёrjashta europian!

Vendimi i Speciales nё Hagё befasoi dhe nuk befasoi njёkohёsisht. Ne dhe Europa nuk para ndajmё shumё kujtime tё mira historike bashkё. Pёrpjekja pёr tё njollosur sё fundi luftёn pёr liri vetёm po ushqen mё tej bindjen se Europa mbetet po ajo “kurva” e qёmotit qё nuk do t’ja dijё pёr tё drejtat e kontributet historike pёr qytetёrimin europian prej kombit shqiptar.

Gjithshka qё ndodh sot nё rajon ёshtё “litari” i lёnё pёrjashta nga Europa. Nga tjetёrsimi i trashёgimisё historike, kulturore, politike, fetare, artistike etj tё lashtёsisё sё tё parёve tanё pellazgo-iliro-epiriot nё favor tё fqinjёve, nga bёrja sehir ndaj qёndresёs unikale tё epopesё kastriotiane ndaj rrezikut tё otomanizimit tё vetё Europёs, “shpёrblimi” me coptimin e trevave arbёrore nё favor tё fqinjёve grabitqar e gjeopolitikave ortodokse etj.

Ishte kjo Europё qё mbёshteti, deri me ushtri, krijimin e shteteve mbi trevat e grabitura arbёrore e fabrikimin e trashёgimive atje (Greqi, Serbi, Maqedoni etj) nё kurriz tё sё drejtave e trashёgimisё sё amёshuar kuq e zi, ishte kjo Europё qё mezi njohu kontributin unik antifashist tё popullit shqiptar, kjo Europё qё e detyroi mё pas tё izolohej nё emёr tё ideologjisё, kjo Europё qё nuk vlerёsoi pёrpjekjet pёr neutralitet gjatё Luftёs sё Ftohtё, kjo Europё qё sulmoi monizmin pёr izolim por prej afro 4 dekadash demokraci na pёrplas derёn e BE nё fytyrё etj.

Lufta e UҪK ёshtё njё piramidё vlerash pёr historinё shqiptare, njё pikё referimi krenarie e frymёzimi pёr mbarё shqiparёt nё rajon. Verdiktin asaj ia ka dhёnё tashmё koha dhe nuk ka gjykatё e kulis, qoftё edhe nё perёndim, qё mund t’a njollosё drejtёpёrsёdrejti apo tёrthorazi atё. Ata qё e bёnё atё janё e do tё mbeten heronj dhe Specialja e Hagёs nuk bёri veҫse i dha dimensionin mё tё amёshuar duke i martirizuar ata.

Gjykata nё Hagё thjesht na rikujtoi qёndrimin e dyzuar tё pёrёndimit ndaj genocidit millosheviҫjan, njёlloj si dikur nё Ҫamёri. Ndёrsa SHBA e MB bombardonin ushtrinё sёrbe tё kapur nё flagrancё, njё pjesё e Europёs jo vetёm nuk ngriti zёrin e nuk ndёrmorri akte pёr tё parandaluar masakrёn por pёrkundrazi bёnte sehir, deri qante hallin e shtetit sёrb e u bёhej mburojё urave tё Beogradit pёr tё ndalur bombardimin shpёtimtar.

Verdikti i Speciales nё Hagё ishte njё tjetёr dёshmi se Europa vuan ende sindromёn e gjeopolitikave tё vjetra, kolonializmit, 1913 etj, gjё qё tregon se sesa thjesht shpёrfillja e sё drejtave tё shqiptarёve, nё lojё ёshtё e drejta parimore e popujve pёr vetvendosje, gjё qё sot shpjegon edhe sjelljen jo proporcionale ndaj veprimeve tё shteteve nё rajon, kushtёzimet pёr denoncimin e ndёshkimin e krimeve tё luftёs, pёrpjekjeve pёr destabilizim pas lufte, lojёs me dy e tre porta si Serbia etj.

Nuk e dimё ҫfarё do tё ndodhё nё apel por merak mbetet si numri i viteve qё mund tё shtohen, ruhen, barazohen me paraburgimin apo dhe zerohen ashtu edhe optika si do tё pёrshkruhet mё pas lufta e njё populli tё tёrё pёr liri. Optika e njё gjykate nuk e ka amёshimin brёnda saj; gjykata janё edhe ato nё Sёrbi qё kanё dёnuar shqiptarёt historikisht, ndaj dhe pavarёsisht se ҫfarё ndodh nё Apel, ajo mbetet njё test pёr vetё Europёn pёr tё dёshmuar civilizimin aq tё reklamuar tё saj.

Shqiptarёt e miratuan Specialen si pёr faktin se nuk kanё ҫfarё tё fshehin ashtu edhe pёr t’i dhёnё njё shans Europёs tё dёshmonte qytetёrimin e vlerat e saj. Ndaj nё Hagё nuk ёshtё nё kandar identiteti e integriteti i ҫlirimtarёve por ai i Europёs qё predikon vlera nga “lart”. Nuk njollosen ҫlirimtarёt por Europa e politika e saj qё rrezikon tё ekspozohet keqas nё pёrdorimin e dy kuteve ndaj aspiratёs pёr integrim nё BE – Shqipёria “maratonё”, Kosova nuk lejohet nё “pistё” ndёrkohё qё Sёrbia e “tre-karrigeve” bёn nazeliun me Europёn qё e ndjek me “lugё” pas!

Nurembergu nuk u ngrit pёr ҫlirimtarёt por humbёsit ndaj sot nё kontinent nuk mund tё trajtohen njёlloj pushtuesit me ata qё guxojnё pёr liri.

Bota tё tyren, ne tonёn!

Bota, Europa do tё bёjё tё tyren, ne duhet tё bёjmё tonёn duke u pёrgatitur tok Shqipёri e Dardani si njё trup i vetёm pёr mbrojtjen nё Apel. Nuk ёshtё kauzё dardane por shqiptare dhe Kurti e Rama e politika pas duhet tё bёhen bashkё pёr tё dhe asgjё nuk duhet kursyer – financime, lobime etj, pёr tё qёmtuar e zhbёrё ligjёrisht kulisat e sajesat qё tentojnё tё njollosin ҫlirimtarёt. Sesa anullimi i Speciales, vlen diskretitimi i saj qё shpie mё pas natyrshёm edhe nё mbylljen e saj.

Ndёrkohё, pёrpara se tё qahemi prej botёs, bёjmё mirё tё mos anatemojmё mё kot mё kot njёri-tjetrin. E kjo vlen pёr gjithshka, kurdo e kudo nё trevat kuq e zi. Jemi po ne qё i bёjmё “gjyqin” njёri-tjetrit dhe teksa vlerёsojmё, po ashtu edhe pёrflasim njёkohёsisht njёri-tjetrin e kontributet historike tё brezave tё tёrё duke filluar nga revolucioni Qershorit, Monarkia, LANҪ, socializmi, epopeja e UҪK etj.

Asgjё nuk ёshtё e pёrsosur – individ, qeveri, sistem etj dhe nёse vihet “lupa” atёhere nxiron edhe krejt vetё qytetёrimi europian (kolonializmi, skllavёria, luftrat botёrore, pushtimet, loja e kufijve etj), besimi fetar (inkuzicioni, vrasjet nё emёr tё fesё etj), vetё demokracia (me krimet e korrupsionin epidemik qё nxin jetёn e qytetarёve) etj. Pёrfolja e sё shkuarёs – luftrat ҫlirimtare, vetё sistemet si monarkia, socializmi etj, nuk ngjiz pajtimin e madh qё kemi aq nevojё por ndasinё qё infekton e u trashёgohet brezave mё pas.

Ҫdokush ka tё drejtё tё nderojё trashёgiminё qё ai mendon se e meriton por ndёrkohё historianёt e vetёm ata janё nё gjёndje tё vёnё “diҫiturёn” e duhur pёr ҫdo individ, ngjarje apo sistem. Vёshtrimi bardhё e zi vetёm dobёson unitetin kombёtar ndaj sfidave mbarёkombёtare – Dardania, Lugina, Maqedonia, Mali i Zi, Ҫamёria etj treva shqiptare qё meritojnё vёmёndje dhe kёtu politika luan rol parёsor.

Pa humbur mё kohё, politika shqiptare duhet tё synojё bashkёpunimin qё kemi nevojё. Edhe pa u ndryshuar kufiri nё hartё, Shqipёria e Dardania duhet tё bёhen bashkё pёrmes njё formule politike psh. “Unioni Ilirik” qё vetёm sjell pёrfitime nё rajon. As mё shumё e as mё pak si Ballkani i Hapur apo edhe vetё BE si entitet – nёse BE vetё ndryshon “kufijtё” e saj vazhdimisht nё kontinent me pranimet e reja qё bёn atёhere nuk ka pse ngjall reaksion njё “lёvizje” e ngjashme mes kuqezinjsh nё rajon.

I vetmi komb i ndarё ёshtё kombi shqiptar ndaj dhe ҫdo lёvizje pёr unifikim kuq e zi nё veri, jug e lindje tё rajonit, ёshtё lёvizje alla-BE, e frymёzuar prej idesё sё integrimit e bashkimit qё ёshtё nё themel tё saj. Vetё integrimi i Dardanisё nё BE (koha e humbur, mosnjohja nga disa shtete atje) vetёm lehtёsohet pёrmes njё Unioni Ilirik nё rajon.

Ky gjyq po shfaqet si prova e “zjarrit” pёr vetё institucionet e politikёn e Europёs. Specialja nuk duhej tё propozohej fare por tashmё qё u pranua po provon tё jetё test edhe pёr vetё vlerat e BE. Njё shtet agresor dhe njё komb qё lufton pёr liri nuk kanё kurrgjё tё pёrbashkёt dhe qёndrimi nё vijim europian ndaj Sёrbisё dhe Dardanisё do tё jetё kuptimplotё edhe pёr atё qё ndodh pas derёs tё mbyllur fort tё BE. Kjo do tё vuloste edhe rёndёsinё apo kotёsinё e integrimit nё BE – nёse ajo ёshtё njё shtёpi vlerash ku e drejta gёzohet njёlloj apo mirazh ku pёrjetohet sёrisht e shkuara nё tjetёr formё.

Në Hagё Europa bёn mirё tё nderojё vetveten se ҫlirimtarёt e bёnё atё me kohё kur rrezikuan gjithshka pёr liri e merituan pёrjetёsisht “imunitetin” historik qё garanton lufta pёr liri. Koha u dha hak dhe nuk ka “gjykatё” tjetёr mbi tё!