Ruzhdi Gole: VJESHTË MESDITE
Këtu, e bukur edhe vjeshta qënka,
gjethet t’i puthin shpejt supet
nga supet pijnë vesë vese
vet lotojnë të ëndërrta.
Druhem t’i shkel gjethet
më duket se shkel
trishtimet
e të vdekurve.
Këtu, e bukur
qënka edhe frika
se sot, ndoshta sot
per herë të fundit qesh
jo unë por afër meje mëditja.
Druhem
t’i shkel gjethet
trishtimet e të vdekurve.
E bukur qënka dhe vjeshta këtu
në një gjuhë të vetme
përhera plot gjuhë.
—-&—
Durrës, 23 nëntor 2026.