Albspirit

Media/News/Publishing

Prezantimi i listës së ngushtë për çmimin Booker 2026

Nuk e nisëm punën me një listë paraprake të llojeve të ndryshme të librave që donim të shihnim në gjashtëshen finale, apo të kategorive të autorëve dhe tematikave. Por, kur hodhëm sytë mbi librat e listës sonë të ngushtë – të vendosur bukur njëri pranë tjetrit, thuajse duke shkëlqyer – ndjemë kënaqësi që kishim nxjerrë në pah shumë nga pikat e forta të prozës bashkëkohore në gjuhën angleze. Këta romane variojnë nga ato që të bëjnë të qeshësh me të madhe deri te ato që të shkaktojnë shqetësim; nga ato me një çuditshmëri të frikshme deri te ato që trajtojnë realitetin e përditshëm shtëpiak në mënyrë tronditëse; nga ato me ndikim të fuqishëm e shokues deri te ato që, me një stil të përmbajtur e intrigues, të lënë mbresa të thella. Në to takojmë personazhe nga vende dhe shekuj të ndryshëm, të krijuar nga autorë të brezave të ndryshëm – me një diferencë prej 40 vitesh mes tyre – ku gjejmë si talente të reja, ashtu edhe emra të njohur e të dashur për publikun.

Kjo është letërsia në kulmin e saj. Ka shumëçka për të shijuar: momente arratisjeje të këndshme nga realiteti dhe prozë të mrekullueshme, që të lë pa fjalë (mendimi “ah, sikur ta kisha shkruar unë këtë” më vinte vazhdimisht ndërmend). Por, këtu gjejmë edhe elemente që mund të ndryshojnë mënyrën se si e shohim botën, që na befasojnë dhe na bëjnë të vëmë në dyshim bindjet tona.

Lista e ngushtë për çmimin “Booker Prize 2026” përfshin këta tituj:

The End of Everything – M. John Harrison

The Disappearers – Marlon James

Black Bag – Luke Kennard

May We Feed the King – Rebecca Perry

The Things We Never Say – Elizabeth Strout

John of John – Douglas Stuart

Shpresojmë që librat e listës sonë t’ju dhurojnë po aq kënaqësi sa na kanë dhuruar edhe ne.

Mary Beard, Kryetare e jurisë së çmimit “Booker Prize 2026”.

https://thebookerprizes.substack.com/p/introducing-the-booker-prize-2026?utm_source=post-email-title&publication_id=1077498&post_id=216794267&utm_campaign=email-post-title&isFreemail=true&r=2lxbjg&triedRedirect=true&utm_medium=email