Albspirit

Media/News/Publishing

Protestat në Shqipëri në vëmendjen e mediave franceze, Le Monde dhe Le Figaro ndjekin zhvillimet

Dy nga gazetat më të njohura franceze, “Le Monde” dhe “Le Figaro”, po pasqyrojnë protestat në Shqipëri dhe zhvillimet në Tiranë, ku vijojnë tubimet kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Albaniannews updates
“Le Monde” thekson se sot u shënua dita e tretë e protestave në Tiranë, ku demonstruesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Sipas gazetës, protestat janë shtrirë edhe në qytete të tjera të vendit.
Në fokus të protestave janë edhe shqetësimet e studentëve për gjendjen e universiteteve, kostot e larta të studimeve dhe mungesën e mbështetjes për të rinjtë.
Ndërkohë, “Le Figaro” e përshkruan situatën në kryeqytetin shqiptar si një klimë zemërimi ndaj Edi Ramës, duke vënë në dukje tensionet në rrugët e Tiranës.
Sipas gazetës, lëvizja protestuese, e cila ngre shqetësime për korrupsionin dhe mënyrën e qeverisjes, ka marrë një dimension të ri me përfshirjen e studentëve. Kërkesat për përmirësimin e kushteve në universitete janë ndërthurur me thirrjet për largimin e kryeministrit.
Pakënaqësia e demonstruesve lidhet jo vetëm me arsimin, kostot e studimeve dhe kushtet universitare, por edhe me akuzat për korrupsion dhe kundërshtimin ndaj vendimmarrjes së qeverisë.