Sokol Paja: Kriminelë me uniformën e shtetit…
Përballë protestave të studentëve dhe të rinjve në Tiranë, policia e shtetit shqiptar po sillet si polici nazi-fashiste duke dhunuar barbarisht e trajtuar në mënyrë çnjerëzore e degraduese të rinj protestues që kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama të zhytur në korrupsion e skandale tronditëse. Thyerjet e këmbëve e dhëmbëve, shqyerjet e krahëve, çarjet e kafkave, gjakosjet, goditjet me shkopinj, hekura, doreza, grushte, shqelma, gurë, gaz, plumba gome, ujë me piper ndaj të rinjve protestues përbën një llahtari e kafshëri më të tmerrshme se regjimet diktatoriale. Sjellja kriminale e fashistëve me uniformën e shtetit është njollë turpi e krimi përjetë e mot për shtetin shqiptar. Si iniciatore e vandalizmave për të justifikuar dhunën e tmerrshme mbi studentët, policia e shtetit sot përfaqëson një bandë e inkriminuar, pa integritet dhe dinjitet që nuk mbron qytetarët por regjimin kriminal, skandaloz e vandal të Edi Ramës.
Veprimet e turpshme, të dënueshme, të papranueshme e të neveritshme të policisë së turpit janë treguesi i rëndomtë i mjerimit të uniformave blu, njësisë katile të urryer e neveritur prej të gjithë shqiptarëve. Krim i pastër shtetëror, kjo kasaphanë mbi të rinjtë guximtarë që refuzojnë qeverinë e krimit e hajdutët në pushtet. Pasi i shpërfilli, i talli, i përqeshi protestuesit paqësorë të Flamingove për muaj të tërë, sot kryekrimineli Rama përmes policisë po sakaton e gjymton fëmijë e të rinj për të vetmen arsye se kërkojnë një atdhe pa hajdutë e kriminelë.
Policia e turpit si struktura ligjzbatuese më e korruptuar, në shërbim dhe e lidhur kokë e këmbë me krimin e trafiqet në Shqipëri duhet të japë llogari e transparencë para ligjit e institucioneve për barbarinë e makabritetin mbi shqiptarë të pafajshëm se protestojnë për një atdhe ku mund të jetojnë të gjithë.
Arrestimet arbitrare, tortura e dhuna për të përhapur panik, trajtimet mizore në qeli, dhuna shtazarake në furgonë e komisariate, lënia pa ushqim, ujë, medikamente e higjienë tregojnë urrejtjen që kriminelët me uniformë blu kanë ndaj rinisë shqiptare. Shantazhi ndaj protestuesve, provokimi, poshtërimi, sharjet, fyerjet, kërcënimi, pengmarrja prej civilëve, mohimi i takimeve me familjarët, kushtet e papërshtatshme të ndalimit, mos respektimin e dinjitetit dhe integritetit fizik të personit të ndaluar padrejtësisht, po çojnë në një përplasje masive kombëtare e konflikt civil të tmerrshëm me pikënisje policinë e turpit dhe neverisë.
Ashtu siç po sillet policia shqiptare me shqiptarët nuk do ishte sjellë as policia e Enver Hoxhës apo Millosheviçit. Policët e sotëm, kriminelë e gjakatarë, të shitur, të fëlliqur e tradhëtarë, patronazhistë, aktivistë e shërbëtorë të kriminelëve e hajdutëve në qeveri janë tregues i shkatërrimit të institucioneve ligjzbatuese dhe shpartallimit të misionit të tyre shtetëror e funksionit ligjor. Sulmet e dhunshme ndaj të miturve, gazetarëve, reporterëve, kalimtarëve të rastit apo edhe turistëve, përveç paligjshmërisë, janë tregues i panikut, shëmtisë, rënies dhe gjunjëzimit të policisë së shtetit në shërbim të krimit të organizuar që komandon qeverinë e poshtëron Shqipërinë.
Çdo shqiptar anembanë botës duhet të bashkohet me rininë në Tiranë. Largimi i qeverisë Rama të zhytur në skllavërinë e krimit e korrupsionit, është shërbimi më i dinjitetshëm ndaj Shqipërisë. Mbështetja ndaj rinisë sot është akti patriotik më i lartë i çdo atdhetari. Sekti antishqiptar Rama pasi shpopulloi Shqipërinë, sot kërkon të vrasë rininë. Rinia është krenari e frymëzim atdhetar. Rinia është shpresa e fundit kombëtare.
Mediat, shoqëria civile, diplomatët e huaj, kleri fetar duhet të kërkojë me çdo mjet: drejtësi për çdo student të dhunuar, të ndaluar e sulmuar padrejtësisht, respektim i të drejtave të çdo të ndaluari dhe llogaridhënie për çdo punonjës policie që po shkel rëndë ligjin në mbrojtje të regjimit kriminal të Edi Ramës. Është dramatike dhe e turpshme që kryeministri, ministrat e deputetët ti kërkojnë popullit mos e digj atdheun, ndërsa këta kriminelë në pushtet i japin vetes të drejtë e privilegje ta copëtojnë, ta vjedhin, ta shesin, dhe dhjesin Atdheun.
Ferri është pak për ju…