Albspirit

Media/News/Publishing

Zana Tako: ZANI I SHPIRTIT!

Aty ku del zani prej shpirtit, ka fol e vërteta, e fjal’t e t’vërtetës dalin veç prej shpirtit!

Kur shpirti ash’t i lodhun, fjal’t e t’vërtetës nuk janë t’lodhuna!

Kur shpirti ash’t i drobitun, fjal’t e t’vërtetës veç e ndihmojnë shpirtin që flet!

Kur shpirti ash’t i g’zum, edhe fjal’t prej shpirtit dalin t’gzume!

E Zoti e njef shpirtin e njeriut, edhe kur ash’t i lumtun edhe kur ash’t i drobitun!

Por ash’t veç njaj Zot, që lexon dhimbjen e ja kthen njeriut ashtu si din ai, me ja hjek dhimbjen prej shpirtit, e me mbjell n’te lumtunin, e lumtunia i përket t’gjithve, se t’gjith duhet me ken t’lumtun, bash si flet ai Zot që asht i dashtun me njeriun. E kur njeriu l’shohet n’krahët e Zotit të tij, nuk ka fuqi përmbi dhe, me ja përzan kë’t lumtuni me t’cilën nginjet, e jeta i bahet ma e bukur. Se njeriu jetën duhet me e jetu, por në t’vërtetën e lumtunis, ashtu si Zoti e krijoi krijimin, që njeriu t’gzohet n’te, t’lumtunohet me dashnin, e t’përqafohet me te, për me e ndi n’shpirt a’t bukuri t’pashtershme, me t’cilën Zoti e ka beku!

E k’shtu vllazën e motra, njaj Zot ka për ta p’shtu njeriun nga çdo vështirësi, ku e keqja e ka zhyt për me e mbyt!

Ash’t bukur me dasht, dhe asht e shëmtut me urry!

Ash’t e rand me vra e me godit, por ash’t bukur me p’shtu jetë njeriu!

Dora tinzare godet tin’z! Por syni e dora e Zotit, godet prej s’nalti ate që don me ba keq! Ja hjek prej dur’sh veprën e lig, dhe e p’shton njeriun që ecën n’rrugën e t’vërtetës, se veç e vërteta ja ban njeriut dritë rrugën e jet’s, dhe veç e vërteta e zhbin t’keqen nga faqja e dheut! Amen!