Albspirit

Media/News/Publishing

Jani Malo: Më vjen keq për Edin

Teksa shoh Edi Ramën që ringjall format e dikurshme të edukimit për të motivuar policët, më vjen keq për të. Nuk më bëhet të qesh. As policët nuk qeshën. Përrallat e tij pa policë, por me agjentë e kriminelë 14 vjeçar, nuk janë për të qeshur.
Më vjen keq për Edin, teksa shoh se, në këtë mundim të tijin, e kanë lënë vetëm deputetët dhe ministrat. Monologun e tij, që e përsërit nga dita në ditë si të jetë një kasetë e vjetër, do vijë dita që do e bëj vetëm me veten.
Më vjen keq, për Edin, që lodhet me njerëz që nuk e kuptojnë. Ndërkohë që i gjithë ky popull ka nevojë për forma edukimi. Duhet t’i lërë hallet e tij. Të dëgjojë Edin sa nuk është vonë.
Më vjen keq për Edin se po humbet një lider. Nesër, do të jetë vonë. Pa të mund të mos e fusin Shqipërinë në Europë. Madje mund ta heqin edhe nga harta e Europës. Dhe atëherë shqiptarët do bredhim nëpër xhunglat e Afrikës për të kërkuar ushqim.
Për këto e për shumë të tjera, më vjen keq për Edin. Vetëm kur të mos jetë ai në krye të vendit, do më vijë keq për popullin.