Iris Halili: JO NJË KATOVICË TË DYTË!

SHQIPËRIA KA NEVOJË PËR NJË FILLIM TË RI, JO PËR RICIKLIMIN E PUSHTETIT!
Pika themelore e çdo peticioni për krijimin e një qeverie të re duhet të jetë përcaktimi i kritereve të qarta dhe transparente për anëtarët e saj.
Sipas këtij propozimi, anëtarët e qeverisë së re duhet:
• Të mos kenë lidhje personale, familjare, financiare apo institucionale me George Soros dhe organizatat e financuara prej tij.
• Të mos kenë përfituar bursa studimi, programe edukimi, trajnime apo financime nga George Soros dhe fondacionet e lidhura me të.
• Të mos kenë qenë funksionarë të lartë të partive politike.
• Të kenë jetuar në Shqipëri gjatë pesë viteve të fundit.
• Të mos jenë pjesë e klientelës së partive politike dhe të mos kenë lidhje të afërta familjare me elitat politike që kanë ushtruar pushtet gjatë 70 viteve të fundit.
• Të kenë integritet të provuar dhe të deklarojnë çdo konflikt të mundshëm interesi.
Shqetësimi për bursat dhe programet e financuara nga Soros lidhet me mundësinë që ato të kenë shërbyer jo vetëm për arsimim, por edhe për krijimin e rrjeteve të ndikimit dhe rekrutimin e elitave të ardhshme politike. Kjo kërkon transparencë dhe verifikim.
NDRYSHIMI I EMRAVE NUK ËSHTË NDRYSHIM SISTEMI!
Në të kundërt, rrezikojmë një Katovicë të dytë: një tranzicion ku ndryshojnë individët, por strukturat, klientela dhe interesat e vjetra vazhdojnë të kontrollojnë pushtetin.
NUK MUND TË NDËRTOHET NJË SISTEM I RI DUKE RICIKLUAR KLIENTELËN E SISTEMIT TË VJETËR!