Sadik Bejko: Sistemi i Ramës është i falimentuar
Autoritarizmi i pushtetit korrupton jo vetëm policët me 250 mijë… para.
Korrupton dhe shtypin, edhe elitat i kalbëzon.
Analistët tanë të famshëm (me përvojë në profesion, edhe me libra) kuakin si bretkocat e batakut… për Ramën, të vetmin që na mbron, e na drejton, e na çon drejt Europës, e na vjedh, e na poshtëron… e na i mbush sheshet e Tiranës me gjakun e fëmijëve të shkollave.
Vetëm në një hu të ngulur duhet të mbahet ky shteti ynë? Vetëm Njëshit të supepushtetshëm duhet t’i dorëzohemi?
Mund t’i fyejmë a t’i etiketojmë si të duam ata që protestojnë prej disa muajsh… Edi Ramën kjo nuk e shpëlan nga ndotja si udhëheqës i një qeverie hajdutësh.
Protestë prej disa muajsh dhe Rama ka të vetmin refleksion: shkopin e policit mbi këdo që e kundërshton.
Sistemi i Ramës është i falimentuar. Sistemi që të mpleksesh me krimin dhe me oligarkun për të vjedhur votat, për të marrë pushtetin e pastaj si bandë për të vjedhur e plaçkitur shtetin… nuk funksionon.