Lutfi Dervishi: Ndalimet e reja për studentët
1. Nuk do të lejohen të hipin në tramvaj.
2. Nuk do të lejohen të udhëtojnë me tren.
3. Nuk do të kenë ujë 24 orë.
4. Nuk do të lejohen të përdorin mensat në konvikte.
5. Nuk do të kenë akses në programin antiplagjiaturë për të zbuluar pedagogët me tituj të vjedhur.
6. Nuk do të lejohen të përdorin bibliotekat studentore.
7. Nuk do të lejohen të përdorin laboratorët modernë të universiteteve.
8. Nuk do të kenë akses në konviktet me standarde europiane.
9. Nuk do të lejohen të përdorin pishinat olimpike të universiteteve.
10. Nuk do të lejohen të udhëtojnë me trenin e shpejtë Tiranë, Rinas, Durrës.
11. Nuk do të lejohen të përdorin kampusin universitar
12. Nuk do të lejohen në takimet e Pranisë Besnike, çdo të premte në orën 17:00.
13. Nuk do të ftohen më në dialog!