SHQIPËRIA, NJË SHOQËRI E INDINJUAR DHE E ÇORODITUR KU KORRUPSIONI, VJEDHJA, ABUZIMI I KARRIGES ËSHTË MENDËSI
Artur Spanjolli
Tё keqen ne shqiptarёt duhet ta kёrkojmё tek vetvetja. Tek ADN-ja jonё, tek historia jonё e shkuar, tek mentaliteti ynё dhe tek mendёsia jonё e trashguar. Njё mendёsi sa bujkrobe po aq edhe zejtare. Sa pirate po aq edhe sunduese. Ku luftohet për të mbijetuar. Popullit tonё i duhet ende rrugё pёr tё bёrё, nё ndёrgjegjësimin e tij dhe në rrugën e civilizimit të tij.
Pse jemi kaq tё korruptueshёm? Pse jemi kaq tё prirur pёr abuzim pushteti? Pse jemi kaq tё prirur pёr tё mos iu bindur ligjeve dhe rregullave tё shoqёrisё civile? Rryshfeti, njohja, abuzimi ndaj pushtetit, duket sikur janё tek njeriu shqiptarё mentalitet mbijetese. Ky është sipas meje edhe kanceri më i madh i vendit tonë. Natyrisht, peshku qelbet nga koka.
Ky mentalitet mafioz, kjo mendёsi e rrёnjosur aq thellё brenda ndërgjegjes shqiptare, bёn qё njeriu shqiptar tё mos tё mund tё çlirohet nga ceni i tij mё i keq. Korruptimi dhe rryshfeti. Nё njё zyrё, nuk zgjidh dot punё po nuk njohe njeri, ose nëse nuk paguan fshehurazi! Po ashtu edhe me mjekun, me policin, me zyrtarin e administratёs, sidomos, favoret nga politikanёt!
Ai atje sipёr, mbi kolltuk, duket sikur qëndron veç për atë punë. Korrupsioni, ёshtё njё fenomen ndёrkombёtar, por nё Mesdhe, ai bёhet mё i dukshёm. Dy mesdhetarё, kuptohen me sy, s’kanё nevojё tё flitet asgjё. Ta jap rryshfetin fshehurazi dhe ti ma kryej punёn! Ky kancer nё mendёsinё e vendit, ёshtё edhe e keqja mё e madhe e njeriut, jo vetёm shqiptar, por ballkanas. Sidomos ballkanas. Mos-respektimi i rregullave, shpesh mosbindja ndaj ligjit, abuzimi ndaj tij, bёn qё njё shoqёri, nё vend qё tё prijё, tё ecё, ajo shndёrrohet nё kancer dhe rrumpallё sociale. Urrejtja, mllefi, zhgënjimi dhe vjedhja, nga një palë. Pala ofenduese zëvendësohet nga tallja, kërcënimi, karagjozllëku i palës tjetër, të akuzuarit në pushtet.
Ku sundon mё i forti, mё dinaku, mё i dhunshmi, më “trimi”.
Mendoj se jemi popull pa kolonё vertebrale civile dhe shoqёrore. Jemi popull, krijues, bujar, i hapur, i shoqёrueshem, trim, i qejfit dhe i gjallёrisё pa fund, por gjithashtu edhe popull i qederit tё vet. Mё shumё vese, apo virtyte? Kёtu duhet njё sociolog qё tё merret me analizёn e prirjeve tё njeriut shqiptar. Mendoj se kemi mё shumё vese.
Urrejtja, zilija, cmira, zhgёnjimi, na bёn qё tё revoltohemi dhe tё na e kthejnё nё urrejtje pasionin mbarёpopullor, pёr ata pak tё tjerё, qё ia kanё dalё nё jetё. Se si, me ç’mjete dhe me ç’forma? E dinё ato.
Drogё, kontrabandё dhe prostitucion… kush i bёri mё mirё se ne në Europë gjatё viteve 1990-2000? Pastaj situata ndryshoi. Fenomeni i prostitucionit jashtё kufijve u ul. Ata shqiptarё qё nё fillim shpёrnanin drogё nё mёnyrё ordinere, (hallka e fundit e shperndarjes) pak nga pak bёnё karrierë. U bёnё bosat e drogёs nё Europё. Doemos, kanё guxim, zgjuarsi dhe prirje pёr atё punё. Pёr pirateri dhe hajdutllёk, jemi shquar ndёr shekuj. “Ik se nuk e bёn dot ti atё punё”, duket sikur i thanё parardhёsve. “Duhet prapanicё pёr ta bёrё atё punё”… dhe u vunё vetё nё krye.
Kapdainj, kokёderra, mendjemёdhenj, mospёrfillёs dhe arrogantё. Tё krisur dhe plot mburrje, ne shqiptarёt e kemi pёr gjё tё madhe tё jemi tё parёt e vendit.
Tё fundit gjithmonё nё ecjen dhe pёrparimin shoqёror.
Ne shqiptarёt duam t’i kemi gjёrat shpejt dhe bollshёm. Duam tё pasurohemi sa mё shpejt. Qoftё edhe me mёnyrat nga mё tё padrejtat dhe anticivile.
Me shumicë e kemi kapadaillёkun, me shumicё e kemi varfёrinё, me shumicё mendjemadhёsinё, me shumicё urrejtjen, po ashtu edhe me shumicё dashurinё dhe pёrkujdesjen pёr ndokёnd. Me shumicё na dhemb edhe pёr atdheun. Ndoshta ne qё jetojmё jashtё trojeve tona, akoma edhe mё shumё. Sepse ndjehemi jetimёt e saj.
Na mungon kollona vertebrale e shoqёrisё. Tё korruptueshёm? Tё padisiplinuar? Abuzues me karrigen? Inate personale? Sa tё duash.
Nё njё shoqёri ku vjedhja nё pushtet konsiderohet privilegj, aftёsi dinake dhe e drejtё e njeriut, çfarё pret nga ai komb?!
E ardhmja e vendit?
E ardhmja e vendit tim, tonit, mund tё shihet tek fëmijёt e njё milion e kusur emigranteve tё kёtyre 35 vjetёve tё fundit, tё cilёt, rritur nё botёn e qytetёruar, tё arsimuar gjithkund, me njё frymё tё re, me njё mentalitet tё ri kombёtar, mund tё krijojnё njё Parti tё re me frymё europiane dhe mund ta shpёtojnё atё vend. Njё parti e dalё jasdhtё nga llumi, nga grupet dhe qarqet mafioze tё klasёs politike dhe interesave tё investitorёve qё mbajnё nё grusht atё vend.
Por kjo nuk bёhet dot. Ёshtё njё utopi. Kush e ka durimin dhe kurajon tё kthehet atje dhe tё nisё e tё luftojё rishtaz egёr, me interesat e konsoliduar tё atij 1 pёrqindshi pasanikёsh, tё cilёt nuk do t’ia lejonin askujt cёnimin e interesave dhe tё investimeve tё tyre. Jemi pra si nё Kolombi, Venezuelё, etjerё, etjerё.
Loja ka pёrfunduar me kohё. Territoret janë ndarë. Dhjami është vënë. Tani luftohet për ta ruajtur atë dhe gjithçka qё shohim nё tv, nё internet, nё rrjetet sociale, ёshtё veç njё farsё e pёshtirё dhe krupёndjellёse.