Albspirit

Media/News/Publishing

Mimoza Rexhvelaj: Hesht!

Lëri malet në krenarinë e tyne,
krahthye,
me durue peshën e qiellit.

Hesht!
Fati asht shkrue diku
me qep kostume lakuriqsie
mbi turpin e turpit,
në prehrin e kohës.

Hesht!
Marrja tash hahet në sofër
me krenari t’madhe
me nji gotë venë,
me nji copë mish,
e me nji rrenë…

Ti veç hesht,
krimbi kurrë nuk bahet mbret!

Hesht!
Në mujsh me hesht…
E me durue tanë botën
që qelbet erë…