Albspirit

Media/News/Publishing

Policia duhet të mendohet mirë kur ndalon Edison Likën

Protesta i bën mirë çdo shoqërie. Kështu ishte edhe protesta mbi tremujore organizuar edhe nga Edison Lika, e paqtë, e mençur, pa konflikte, pa dhunë ndaj institucioneve, ndaj pronës publike.

Megjithëse zgjati kaq shumë nuk pati asnjë reagim nga maxhoranca qeverisëse sepse përvoja shqiptare është ndryshe, me dhunë, me bllokim rrugësh, me goma makinash që ndez një palë dhe i fik pala tjetër dhe kështu me këtë ritual revolucionar.

Pikërisht kjo protestë ku protagonist ka qenë edhe Edison Lika u bë lajm i parë në mediat botërore për qytetarinë e saj dhe për sjelljen shumë fisnike të të gjithë protestuesve.

Qeveria ka nxjerrë një akt normativ, por ky veprim i saj nuk mund të dalë mbi të drejtën kushtetuese për të protestuar, për të shprehur zemëratën kundër kujtdo që vjedh ngado e kurdo, pa pyetur askënd!

Unë që shkruaj këto radhë kam një respekt të jashtëzakonshëm për policinë e shtetit, kam në portalin e edituar prej meje me dhjetra artikuj për njerëz të devotshëm që janë në këtë institucion, por më vjen keq që marrëzitë qeverisëse shkarkohen te ajo përpara se të gjendet një zgjidhje politike.