Albspirit

Media/News/Publishing

Fahri Xharra: Patrikana e Pejës është shqiptare

E dini që më 13 korrik 2003 Patrikana e Pejës është vënë nga UNESCO-ja në listën e pasurive të mbrojtura botërore, si trashëgimi historike serbe?

“The precise date of the foundation of the Patriarchate is unknown”. Pra data e vërtetë e ndërtimit të këtij monumenti të lashtë shqiptar historik është i panjohur. Se kisha ishte shqiptare nuk ka dyshim. Ishte shqiptare, bile deri vonë,  deri në kohën turke të Mehmet Pashë Sikoloviçit-(MEHMED PASA SOKOLOVIC, OBNOVITELJ PECKE PATRIJARSIJE – rindërtuesi i patrikanës së Pejës. Ishte shqiptare deri vonë në ditët tona, derisa turku na bëri që të urrejmë vetveten. Serbi-shtirësi, turku-bërësi, shqiptari-humbësi (Sredinom XVI veka, 1557 godinë, patrijarh Makarije Sokolović obnavlja patrijaršiski presto).
themelet_argument_shqiptareine_fahriu

Pra në mesin e shek. XVI, 1557 patriarku Makarie Sokoloviç  ( vëllai i Mehmet Pashë Sokolloviçit). Ta kemi të qartë se  kishat ortodokse edhe ato shqiptare si kjo e Pejës ishin të mbrojtura nga Sulltani. Ishte koha e Sulltan Selimit II, të birit të Hyremit dhe Sulejmanit të Madhërishëm. Shqiptarët e mbanin plisin e bardhë edhe në atë kohë edhe të Sveti Saves, por edhe në kohën e Solloviçëve.

varrimi_shen_saves_fahriu

Shqiptarët e shkekullit XIII ishin edhe ortodoksë ose kriptokatolikë, dhe Kishat ishin të tyre – dokument i gjallë freskat e brendshme dhe të jashtme të Kishës. Dokument edhe më bindës shkatërrimi i tyre me qëllim nga serbët për të humbur gjurmët shqiptare. (“Edhe një informacion shtesë, që shumë pak njerëz e dinë pse u lejua ngjyrosja e Manastirit të Pejës me ngjyrë të kuqe (të mbulohen simbolet e gdhendura shqiptare) dhe pse u lejua të ndërtohet godina e gjykatës në Gjakovë (kur mendohet se aty ishin varreza të ortodoksëve shqiptarë nga Gjakova)?! Këto dy raste duhet të hulumtohen nga arkeologët dhe historianët sa me shpejt!

rrushi_motive_stella_fahriuafresk_shkaatrr_fahriuafresk_i_demtuar_fahriu

afresku_hy_shkat_fahriu

afresk_jashtem_dem_fahriu

Kështu, me kësi maskarenjsh e shpirtra të shitur, jo vetëm që na u zhduk një pjesë e mirë e historisë, faturën e të cilës sot po e paguajmë, tentohet të zhbëhet edhe ky komb që ka mbetur kështu, i ndarë në 4 fe e disa sekte! Lind pyetja, të cilës vështirë t’i jepet përgjigje tani, kur na mungojnë faktet, pasi tipa si Qosja u munduan t’i zhbënin tërë kohës, bile edhe sot!

hyrja_kishe_patriarkana_fahriu

Ku mbetën shqiptarët ortodoksë të Kosovës? Ku mbetën shqiptarët e Kishës së Manasirit të Deçanit e të Pejës? Pse nuk ngriti zërin asnjeri? Humbja e këtyre 2 kishave d.m.th. Humbja e Kosovës! O Shqiptarë të gjorë. Skenari është i thjeshtë. A ka xhami më të vjetër se Manastiri i Deçanit? JO, atëherë, sipas Qoses e ndjekësve të tij i bie që ne të jemi ardhacakë! (nga Merita Demiri). kisha_themme_shqiptare_fahriu

(Nga infot e fundit që ju kam ndjekur, për mbulimet dhe lyerjen e qëllimshme të detajeve dhe gdhendjeve të shenjave historike të manastirit të Pejës, vërtet duhet të protestojnë historianët, politikanët dhe ministritë e kulturës dhe prokuroria për falsifikimin e objekteve të vjetra që tjetërsojnë dhe zhdukin fillesat e ndërtimeve të të parëve tanë…

patriarkana_sateliti_fahriu

Nëse akademiku i nderuar, prof. Rexhep Qosja qëndron indiferent përballë këtyre fakteve, ka ardhur koha “Kronos” të shprehet se cila është strategjia e tij për kahun e Kosovës drejt Evropës apo do ta gozhdojë përfundimisht në mentalitetet lindore të mesjetës… Kronos…(e kërkon KOHA)… nga Jani Tane). 
patriarkan_sot
Foto prej vizitës time në Patrikanën e Pejës në nëntor të vitit 2015, shihet qartë shkatërrimi i qëllimshëm i muraleve të vjetra në muret e objektit si jashtë po ashtu edhe brenda saj dhe ishin në panik apo të tmerruar nuk lejonin të fotografohet apo të pyetet diçka rreth Patrikanës.

afreska_dem_fahriu

Brenda shiheshin muret e goditura me dalta për zhdukjen e muraleve me simbole iliro-shqiptare. Nëse kish qenë e tyre, siç pretendonin ata, nuk do të lejonin të vinte në këtë gjendje dhe milionat do të derdheshin për restaurimin e tyre. Sa i përket ngjyrës, dihet shumë mirë që e kanë bërë për ta ndryshuar identitetin e saj origjinal me qëllim që të personalizohet në Kishë të tyre: nga  Agim Zhuti).

guri_varrit_fahriu

Patrikana e Pejës ka filluar së ndërtuari edhe një mur rrethues. Si edhe më parë, kur kishte ndërtuar një mur mbi 3 metra të lartë dhe mbi 500 metra të gjatë.

Afresku_patriarkana_pejes_fahriu

Pra, shqiptarë të nderuar, shkatërrimi i freskave të para, të fillimit në muret e jashtme dhe të brendshme të manstirit, ngjyrosja e mureve të jashtme të të gjithë objektit flet shumë.
partiarka_para_maskimit_fahriu
Serbët, ardhacakët e vonshëm, duke iu falenderuar ndarjes së kishave (1054) i gjetën në këto anë edhe shqiptarët ortodoksë. Kishte edhe katolikë, por edhe kripto-katolikë. Faktet flasin, dokumentet, edhe pse përditë e më shumë në praninë tonë zhduken, ato janë.
themelet_percj_fahriu
Më vjen keq që asnjë prijës fetar shqiptar mysliman nuk e tha që këto objekte i takojnë trashëgimisë dhe kulturës së lashtë shqiptare. Nejse, e themi ne të tjerët që nuk jemi të varur as nga Beogradi e as nga Stambolli. Një porosi serbëve: Kishat ortotokse të Kosovës janë shqiptare.

Fotot: Agim Zhuti

Please follow and like us: