Albspirit

Media/News/Publishing

Sekretariati i Kuvendit-deputetëve të larguar: Na sillni laptopët!

Ata tani janë me pushime, por kur të kthehen, edhe pse nuk janë mandatuar për një mandat tjetër si deputet, duhet të kthehen edhe njëherë në Kuvendin Popullor. Këtë herë jo në karriget e deputetëve, por në Sekretariat aty ku duhet të dorëzojnë pajisjet elektronike që Kuvendi ua ka dhënë në përdorim në fillim të mandatit të shkuar. Gjithçka bëhet e ditur nëpërmjet një emaili të mbërritur në postën e tyre elektronike nga Sekretariati i Kuvendit ku shkruhet

“Të nderuar deputetë. Na lejoni që të sjellim në vëmendjen tuaj së gjatë legjislaturës së VIII-të, ju jeni pajisur me laptop nga Kuvendi i Shqipërisë, për të cilin keni firmosur kartelën përkatëse të marrjes në dorëzim pranë shërbimit të Financës së Kuvendit. Për sa më sipër, lutemi në mirëkuptimin tuaj, për dorëzimin e tyre pranë shërbimit të financës, duke qenë se përfunduan punimet e legjislaturës së 8- të”, thuhet në email-in e Kuvendit për deputetët.

Please follow and like us: