Vajzat e baballarëve të pasur, jeta luksoze në rrjetet sociale
- Erisa është e bija e Skënder Kaçupit, ish dekanit të Fakultetit Juridik të Tiranës. Edhe pse nuk është pjesë e showbiz-it, ajo është përfolur edhe më parë për jetën superluksoze të mundësuar nga i ati.
- Për të vazhduar me Megi Ndokajn, modelen dhe ish-balerinën e programit “E diela shqiptare”. Prej kohësh ajo është zhvendosur në New York, për të bashkëpunuar me një kompani kërcimi, një e ardhme e mundësuar nga prindërit e saj. Megi është vajza e vetme e Roberta Mones, koreografes dhe pedagoges së njohur të Universitetit të Arteve në Tiranë dhe ish-deputetit të njohur, Jak Ndokaj.
- Një tjetër vajzë e bukur që bën përshtypje me jetën e luksit dhe fotot që poston në Instagram është “Miss Shqipëria 2012”, Kleoniki Delijorgji, vajza e adoptuar biznesmenit Mihal Delijorgji. Niki tashmë i është përkushtuar modës dhe po e zhvillon karrierën e saj mes Italisë, Francës dhe Anglisë. Edhe Niki kthehet në Shqipëri për ndonjë pushim të shkurtër, pasi të ardhmen e saj e sheh vetëm jashtë Shqipërisë.
- Adela Lami është një tjetër vajzë, pjesë e artit, e cila ndodhet në Shqipëri vetëm për të pushuar në plazhet e Jugut, pasi ajo tashmë është vendosur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për karrierë ndërkombëtare si balerinë. Ajo tashmë ka një kontratë me kompaninë “Ajkun Ballet Theatre” në Nju Jork, ndërkohë që njihet si biondja që ka nisur karrierën shumë herët në Akademinë e Yjeve për të qenë më pas një nga solistes e Teatrit të Operës dhe Baletit. Për shkak të angazhimeve me këtë kompani, asaj i duhet të udhëtojë shumë. Fotot nga udhëtimet e saj të shpeshta anembanë botës në rrjetet sociale e kanë bërë të njohur, për faktin se ajo bie në sy për luksin dhe stilin e jetës, që do ta ëndërronte çdo artiste. Edhe Adela është një nga vajzat që ka lindur me këmishë, pasi ajo është fëmija i vetëm i një ndërtuesi të pasur, emrin e të cilin ka preferuar të mos e bëjë publik./Panorama.al/
Please follow and like us: