Albspirit

Media/News/Publishing

Pence: “Një shtet i dështuar” në Venezuelë kërcënon gjithë SHBA

Nënpresdenti i Shteteve të Bashkuara, Mike Pence, ka thënë sot se SHBA-ja do të përdorë të gjitha fuqitë diplomatike dhe ekonomike për të kthyer demokracinë në Venezuelë, duke shtuar se një shtet i dështuar aty, i kërcënon të gjithë amerikanët.“Presidenti Donald Trump e ka bërë shumë të qartë se nuk do të rri anash, derisa Venezuela bie në regjim diktatorial”, u ka thënë Pence gazetarëve në Kartagjenë të Kolumbisë. “Një shtet i dështuar në Venezuelë kërcënon sigurinë e gjithë hemisferës dhe banorëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, ka thënë ndër të tjera Pence. Pence ka shtuar se është e mundshme një zgjedhje paqësore në Venezuelë. Trump ka kërcënuar gjatë javës së kaluar me aksion ushtarak, deklaratë e cila është përcjellur me kritika të mëdha nga vendet e rajonit.Mirëpo nënpresidenti Pence, pasi ka takuar disa familje nga Venezuela, ka thënë se SHBA-ja është e bindur në përdorimin e të gjitha masave ekonomike dhe diplomatike për ta parë demokracinë në këtë vend. Ai nuk është përgjigjur drejtpërdrejt në pyetjen, nëse deklaratat e tij i drejtohen ndryshimit të regjimit në këtë vend, pasi presidenti Nicolas Maduro, e ka rritur fuqinë ekzekutive, pas krijimit të një trupi legjislativ, që kontrollohet nga mbështetësit e tij të Partisë Socialiste. “Regjimi është duke përjetuar ndryshime tani, dhe ne jemi dëshimtarë se Venezuela është duke përfunduar në diktaturë”, ka thënë Pence.Maduro, në anën tjetër është duke kërkuar rritjen e autoritetit të tij, duke mbajtur një protestë “anti-imperialiste”, gjatë ditës së sotme. Më shumë se 120 persona kanë vdekur në Venezuelë, në protestat që kanë nisur në muajin prill, pasi shqetësimeve për recension ekonomik dhe pakënaqësive të tjera në këtë vend.
Please follow and like us: