Albspirit

Media/News/Publishing

Dua Lipa, imazh i firmës italiane, “Patrizia Pepe”

Stili nuk i ka munguar kurrë, por kaq elegante nuk e kemi parë. Këngëtarja shqiptare është zgjedhur nga marka e njohur italiane Patrizia Pepe si imazh i koleksionit vjeshtë dimër të sezonit të ardhshëm.

“Patrizia Pepe ka zgjedhur Dua Lipa-n, si fytyra ekskluzive e fushatës AW 17/18, realizuar nga fotografi @SharifHamza. Ne po riafirmojmë marrëdhënien e ngushtë me botën e muzikës duke bashkëpunuar me #DuaLipa-n”, shkruhet në faqen zyrtare të markës së veshjeve, e cila paralajmëron edhe të reja të tjera.

Dua mbetet brenda personalitetit të saj në këto foto, megjithatë ajo përcjell më shumë seriozitet dhe elegancë me këto veshje. Sandale me taka, vathë, xhaketa, mëngë me fruda, funde, kostume me printe, çanta të vogla, të gjitha këto janë elemente të rrallë për pamjen e Dua-s, por që kanë hyrë shumë natyrshëm në stilin e një vajze moderne e të sigurt. Nuk mungon lëkura e zezë, një nga materialet e preferuara të Duas që krijon një vazhdimësi me pamjet e saj të mëparshme dhe kalim të natyrshëm në fotot e reja fashion.

Dua është vetëm 21 vjeç, por me një sukses të madh ndërkombëtar në muzikë. Këngëtarja nga Kosova e lindur në Angli, aktualisht konkurron me Pink për vendin e parë në renditjet e single-ave me këngën e saj “New Rules”.

Për fushatën e Patrizia Pepe ajo do të realizojë edhe cover të këngës “Bang Bang”. Nuk do jetë vetëm fytyra, por edhe zëri i kësaj fushate.

Please follow and like us: