Filmi i Fatmir Koçit “Elvis walks home”, në garën botërore të filmit në Kanada
I shoqëruar vetëm nga fëmijët pasi aktorët kryesorë të rritur mungonin, Fatmir Koçi, dha lajmin se filmi që mban regjinë e tij “Elvis walks home”, “Elvisi kthehet në shtëpi” është një nga konkurrentët për çmimin “Grand Prix des Americas” për 2017.
Bashkëprodhimi britanik-shqiptar i përzgjedhur mes dhjetëra propozimeve thuajse nga çdo shtet do të marrë pjesë në garën botërore të Festivalit Botëror të Filmit në Montreal të Kanadasë që zhvillohet në në periudhën 24 gusht-4 shtator 2017.
“Elvisi kthehet në shtëpi” është një film tri-gjuhësh, kryesisht anglisht dhe me pak shqip e serbisht. Mickey që luhet nga Dritan Kastrati është një shqiptar i paligjshëm në Londër. Si admirues i Elvis Priestly, puna e tij është të argëtojë trupat britanike paqeruajtëse të vendosura në Ballkan pas luftërave të viteve ‘90. Për t’i shpëtuar vdekjes nga dora e disa fëmijëve, Mickey, prezantohet si mjek dhe i çon ata në kampin e refugjatëve të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Për të ndalur luftën e nisur aty, ai nis të këndojë por kupton se nuk është as Mickey as Elvis por një njeri pa atdhe. Pas konkurrimit në Montreal, “Elvisi kthehet në shtëpi” historia e çdo fëmijë në botë që njohu luftën do të ketë premierën e tij edhe në Tiranë në Nëntor.
Festivali i Filmit Botëror të Montrealit (Montreal International Film Festival) inkurajon diversitetin kulturor dhe të kuptuarit midis kombeve, nxit kinemanë e të gjitha kontinenteve për zhvillimin e kinemasë cilësore, promovon filmat dhe veprat inovative për të zbuluar dhe inkurajuar talenteve të reja dhe promovon takime midis profesionistëve të kinemasë nga e gjithë bota.
Në këtë veprimtari ndërkombëtare të filmit marrin pjesë përfaqësues nga Sllovakia, Kili, Rusia, Irani, SHBA, Japonika, Britania e Madhe, Franca, Shqipëria, Rumania, Iraku, Gjermania, Polonia, Kirgistani, Serbia, Sllovenia, Hon Kong, Italia, Kina (dy autorë) dhe Taivani. Konkretisht filmat pjesëmarrës janë:
- A PROMINENT PATIENT/MASARYK by Julius Ševcík (Czech Republic / Slovakia)
- AND SUDDENLY THE DAWN/Y DE PRONTO EL AMANECER by Silvio Caiozzi (Chile)
- ANNA KARENINA. VRONSKY’S STORY/ANNA KARENINA. ISTORIYA VRONSKOGO by Karen Shakhnazarov (Russia)
- APPENDIX by Hossein Namazi (Iran)
- CARDINAL X by Angie Wang (USA)
- DEAR ETRANGER/OSANAGO WARERA NI UMARE by Yukiko Mishima (Japan)
- ELVIS WALKS HOME by Fatmir Koçi (Albania/UK)
- FALLING IN /OUT OF LOVE by Dominic Bachy (France)
- FOOTPRINTS by Wong Wai (Hong Kong, China)
- FROZEN IGNAT/CINE A UCIS CRACIUNUL by Dinu Tãnase (Romania)
- PATH OF MARYAM by Atia Aldaraji (Iraq/Germany)
- RECONCILIATION/ZGODA by Maciej Sobieszczanski (Poland)
- SAYAKBAY – HOMER OF 20TH CENTURY by Ernest Abdyjaparov (Kyrgyzstan)
- THE BASICS OF KILLING/DRUŽINICA by Jan Cvitkovic (Slovenia/Serbia)
- THE HIDDEN SWORD by Xu Haofeng (China)
- UNAWARE CONTROL/HUA SE by Xiaoyan Xu (China)
- UNSUNG HEROES/NOI ERAVAMO by Leonardo Tiberi (Italy)
- UPSTREAM by David Chuang (Taiwan)
http://www.ffm-montreal.org/en/news/167–ffm2017-world-competition.html