Albspirit

Media/News/Publishing

Presidenti i KE: Nuk ka siguri evropiane pa Rusinë dhe BE

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker gjatë mbledhjes së ambasadorëve të Bashkimit Evropian ka deklaruar se siguria në Evropë varet nga Rusia dhe BE-ja.

“Dëshiroj që të reflektojmë mbi përmirësimin e marrëdhënieve me Rusinë. Kjo varet nga Rusia dhe nga ne”, vazhdoi presienti i Komisionit Evropian.

“Por, nuk ka siguri evropiane, në shekullin e ardhshëm, pa Rusinë.  Do të jetë e nevojshme, pa hequr dorë nga vlerat dhe parimet tona, që të gjendet me Rusinë një dialog më i përshtatshëm për të ardhmen që kemi përpara”, theksoi Juncker.

Please follow and like us: