Shkëlzen Berisha sulmon Gramoz Ruçin: SHBA i ndalon sigurimsit hyrjen që nga viti 2005
Shkëlzen Berisha ka reguar ditën e sotme kundër vendimit të kryeministrit, Edi Rama për të emëruar në krye të Kuvendit, Gramoz Ruçin. Shkëlzen Berisha shkruan se ai është jo vetëm një ish-sigurims por sipas tij Ruçit prej vitit 2005 i është ndaluar të hyjë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. “SHBA i ndalon sigurimsit hyrjen që nga viti 2005. Rama e zgjedh kryetar parlamenti”, shkruan Shkelzen Berisha. Ndërkohë ky vendim i kryeministrit, Rama është kundërshtuar edhe nga ish-kryeministri, Sali Berisha. Sipas tij me këtë kandidaturë, Edi Rama mbron trashëgiminë e tij mizore familjare.
Please follow and like us: