Albspirit

Media/News/Publishing

Pesë analistë dhe gazetarë vriten në një aksident rrugor

 

Tre analistë politikë, një gazetar dhe një aktivist, kanë humbur jetën sot në një aksident rrugor në rajonin perëndimor të Ukrainës, Rivne. Viktimat janë Olexander Maslak, Oleksii Kurinnyi, Oleksandr Nykanorov të tre analistë dhe gazetari Volodimir Karahiaur, ndërsa personi tjetër Serhiu Popov është aktivist. Policia kombëtare e Ukrainës tha se makina e tyre u përplas me një kamion dhe 4 persona vdiqen ne vend, ndërsa personi i pestë ndërroi jetë në spital. Të pesë personat po ktheheheshin në Kiev nga Polonia, ku kishin marrë pjesë në një konferencë.

Please follow and like us: