Kush është shqiptari i vrarë sot në Belgjikë?
Një ngjare e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Belgjikë. Mediat belge shkruajnë se një shqiptar i identifikuar fillimisht si Niko.K është vrarë nga persona ende të paidentifikuar.
Por shqiptari i vrarë është Kreshnik Gjini 31-vjeҫ dhe në Belgjikë përdorte identitetin e rremë Niko. K.
Gjini ishte në një lokal bashkë me një person tjetër, dhe sapo ka dalë për të shkuar tek makina e tij ai është qëlluar me armë, duke mbetur i vdekur në vend.
Mediat belge kanë shkruar se pista kryesore e hetimit është ajo e hasmërisë.
Please follow and like us: