Valbona Mezini: Femër e dashur, duaje veten…
Mësohu t’ia dalësh vetë.
Mësohu me idenë që çfarëdo lloj gjëje që të besh, për një pjesë gjithmonë do jetë e gabuar, pikërisht sepse je femër.
E nëse je dhe e bukur, akoma më keq.
Nëse vishesh keq, do thonë s’di.
Nese vishesh bukur, do thonë do që të dukesh.
Nëse nuk arrin diçka do të të thonë e paaftë dhe akoma më keq nëse arrin diçka, do thonë
” kush e di ç’ka bërë që arriti aty”.
Je gjithsesi e dënuar nga fjalët e njerëzve.
Do të flasin për ty të gjitha femrat që të kanë zili e në thelb duan të jenë si ty, por nuk e arrijnë dot.
Do flasin për ty dhe ato pseudomeshkuj që nuk kanë shansin më të vogël me ty dhe e dinë dhe e vetmja gjë që ju mbetet është përsëri të flasin.
Dhe më ndyrët janë ata të cilët të qeshin në sy e bëjnë sikur të duan, e mezi presin të vjellin vrer prapa shpine.
Mos u mërzit . Janë pikërisht aty ku dyhet të jenë, mbrapa teje…
Jeta është shumë e shkurtër dhe shumë e bukur për të menduar për të tjerët se ç’thonë, puno për veten, vishu për veten, mendo për veten, jeto për veten.
Pra në thelb. Duaj veten.