Albspirit

Media/News/Publishing

“Fitoja 4 milionë në muaj” dalin rrëfimet e vajzave që ofronin seks online

Pesë vajzat e ndaluara ditën e mërkurë si pjesë e një rrjeti të prostitucionit virtual kanë folur para hetuesve dhe kanë treguar detaje nga puna e tyre. Ato kanë pranuar se familjarët e tyre nuk e dinin për punën që bënin si dhe nuk kanë nguruar të rrëfejnë edhe për mënyrën se si i mashtronin familjarët.

“Familjarëve u thonim që punojnë më call-center”, kanë pohuar ato.

Një shtetas britanik ka qenë personi që paguante më shumë për të pasur shërbime seksi online nga Tirana. Ai ishte klienti i rregullt i një prej pesë vajzave të ndaluara pak ditë më parë në kryeqytet. Ato po hetohen aktualisht në gjendje të lirë, si pjesë e një rrjeti të prostitucionit virtual.

“Ai ishte një njeri tejet i vetmuar. Më kontaktonte shpesh dhe kërkonte të qëndronte gjatë në linjë. Kërkonte t’i flisja me fjalë të pista dhe të bëja veprime të ndryshme seksuale për të”.

Këtë ka dëshmuar para hetuesve e preferuara e britanikut, fitimi i të cilës në muaj ka shkuar deri në 4 milionë lekë të vjetër.

“ABC Neës” ka mësuar se gjatë deklarimeve paraprake prostitutat virtuale kanë rrëfyer me detaje mënyrën se si ishin rekrutuar dhe bërë pjese e faqeve me pullë të kuqe në internet.

“Ishte një shoqe që ma propozoi këtë punë. Nuk e dija saktësisht se ç’do bëja. Më tha: Hajde se do të fitosh mirë. Unë kisha nevojë për para”, ka rrëfyer një prej vajzave.

Në këtë lloj prostitucioni vajzat nuk rekrutonin vetëm shoqet, por historia duket se shkon më tej kur motra e madhe rekruton më të voglën për të kënaqur epshet seksuale të klientëve virtualë.

Nga dëshmitë e të rejave, kryesisht studente, ka rezultuar se pasi shkonin në studion e 33 vjeçares së lënë në “arrest shtëpie”, Dafina Tresa, ishte kjo e fundit që merrte situatën në dorë.

“Ishte ajo që na hapte një llogari në faqen “Adult Work” me një pseudonim, numrin e llogarisë, ku klientët paguanin me kartë dhe na tregonte se ç’duhet të bënim”

Një nga pikëtakimet e dëshmive të vajzave ka qenë argumenti se si e maskonin punën e tyre tek familjarët. “U kemi thënë që punojmë në call-center dhe që flisnim me të huaj”

Prokuroria e Tiranës ka dyshime se studioja e zbuluar është vetëm një nga shumë të tjera të këtij lloji në Tiranë.

Operacioni policor i koduar “Chat line 3” u finalizua të mërkurën nga Policia e Tiranës. Tresa dhe bashkëpunëtori i saj, Artur Bakalli po hetohen për akuzën e “mbajtjes së lokaleve për prostitucion” dhe “shfrytëzim të prostitucionit”.

Në shtëpi me qira të përshtatur si studio erotike, policia sekuestroi 9 kompjutera me kamera për komunikim video-online, dy lap-top dhe 16 lodra plastike seksi.

Please follow and like us: