Emrat e politikanëve që do i mungojnë Kuvendit të ri
Parlamentit të 4 viteve të ardhshme do t’i mungojnë disa prej emrave të rëndësishëm të politikës shqiptare të pas viteve ‘90.
Në radhët e demokratëve bie në sy mungesa e disa figurave si Jozefina Topalli, Arben Imami, Majlinda Bregu, Astrit Patozi, Genc Ruli pa lënë mënjanë edhe të majtën ku mungon Ben Blushi apo Ilir Meta.
Legjislatura e re e Kuvendit ka sjelle emra te rinj dhe krejtesisht te panjohur, te cilet kane zevendesuar figura te njohura dhe me peshe ne jeten parlamentare. Padyshim emri qe do t’i mungoje me shume parlamentit eshte ai i ish kryeparlamentares dhe ish nenkryetares se PD, Topalli, e cila per here te pare pas 6 legjislaturash nuk do te jete me deputet pasi u la nga Basha jashte listes se kandidateve per deputet te PD. Arben Imami, shpallës i pluralizmit, themelues i PD dhe nenkryetari i pare i saj, deputet ne 6 legjislatura, këtë herë nuk do te jete i ulur ne karriget e rezervuara per opoziten ne 4 vitet e ardhshme ne parlament. Te tjere emra qe Basha la jashte grupit parlamentar te selise blu jane Genc Ruli, Majlinda Bregu, Astrit Patozi, Ritvan Bode, etj. Parlamentit do t’i mungoje dhe ish deputeti socialist Ben Blushi, deputet nga viti 1997, i cili vitin e fundit themeloi partine e tij LIBRA .
Please follow and like us: