Gjermania eksporton 25 milionë euro armë në Turqi
Qeveria gjermane ka miratuar eksportet e armëve në Turqi me një vlerë prej 25 milionë euro (30,1 milionë dollarë) që prej fillimit të vitit 2017, sipas një dokumenti të Ministrisë gjermane të Ekonomisë.
Qeveria gjermane ka miratuar 99 dërgesat e armëve në mes të muajit janar dhe gusht me një vlerë prej 25,36 milionë euro, sipas Ministrisë së Ekonomisë në përgjigje të kërkesës së partisë opozitare të Gjelbër.
Dokumenti i Ministrisë së Ekonomisë nuk ka publikuar vlerën e dy prej 99 transanksioneve, që do të thotë se vlera e dërgesave ka të ngjarë të jetë më e lartë.
“Këto transaksione vazhdojnë të kryhen si zakonisht, kështu që Ankaraja nuk po kërcënohet më nga Berlini, seriozisht”, tha Ozcan Mutlu, deputeti i partisë së Gjelbër që paraqiti kërkesën.
Vëllimi i dërgesave të armëve është më i ulët se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, kur u miratuan 158 dërgesa me vlerë 69,3 milionë euro, sipas dokumentit.