Albspirit

Media/News/Publishing

Miratohet programi i qeverisë “Rama 2” me 78 vota pro

Kuvendi ka miratuar programin e qeverisë “Rama 2” me 78 vota pro. Në përfundim të seancës maratonë që nisi ditën e djeshme në orën 09:00, programi “Rama 2” u miratua. Programi i qeverisë u prezantua nga vetë kryeministri dy ditë më parë nga foltorja e Kuvendit, ku paraqiti premtimet për 4 vitet e ardhshme.

Përqëndrimi tek Vettingu është mëse normal. Sistemi ynë i drejtësisë shkakton përditë shpresa dhe të drejta të shumë njerëzve të zakonshëm. Ne do shtyjmë fort që dhe populli të shohë prova konkrete të procesit të Vettingut. Një program i madh investimesh do bëhet në këtë mandat në insfrastrukturën rrugore e shkollore, partneriteti me biznesin do hyjë në një fazë të re. Do të luftojmë korrupsionin në administratë, pastrojmë grabitqarët në zyrat e shtetit. E kemi ne në dorë të rrisim sigurinë në vend, të godasim fort çdo të fortë që kërcënon njerëzit e zakonshëm në vend. Do rrisim nivelin e investimeve, duke ulur borxhin, të kapërcejmë nivelin 5% të rritjes ekonomike, të rrisim rroga e pensione në këtë 4-vjeçar. Do angazhohemi me pushtetin vendor për të mbyllur kapitullin të titujve të pronësisë. Do mbyllim procesin e legalizimeve, duke bërë inventarin e pronave të shtetit, që nga rrugët deri tek të gjitha tokat e lira bujqësore apo turistike, që s’mund  t’i lihen më në dorë grabitqarëve. Turzimin do ta kthejmë në një nga burime më të mëdha ekonomike në këtë 4-vjeçarin. Mos prenotoni ikje jashtë, sezoni turistik do sjellë një erë të re në Shqipëri. Mos u harxhoni kot për të ikur jashtë vitin tjetër” – tha Rama.

Programi i qeverisë “Rama 2” u has në kundërshtime nga kundërshtarët e tij politikë, si nga PD ashtu dhe nga LSI. Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi e ka quajtur një fletëpalosje me gabime e lajthitje programin e qeverisë të prezantuar dje e sot nga kryeministri Edi Rama dhe ministrat në seancë plenare. Nga foltorja e Kuvendit, Kryemadhi tha se kryeministri është kujdesur t’i qepë një kostum të ngushtë programit që e quan qeveri të vogël, por sipas saj në program nuk ka asgjë konkrete.

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e konsideroi “boshe dhe sipërfaqësore” paraqitjen e programit qeverisës të kryeministrit Rama për 4 vitet e ardhshme. Në një deklaratë për mediat në përfundim të seancës parlamentare, Basha tha se kryeministri Rama nuk ka një program konkret qeverisës që të përfshijë nevojat dhe interesat e shqiptarëve.

Please follow and like us: