Pas betimit në Presidencë, Rama mbledh zyrtarisht qeverinë e re
Qeveria “Rama 2” pritet të betohet sot pasdite në Presidencë.
Ceremonia e betimit do të zhvillohet në orën 17:00.
E fill pas betimit, kryeministri Rama do të zhvilloje mbledhjen e parë zyrtare të qeverisë, me ministrat e rinj.
Miratimi i qeverisë dhe programit të saj në Kuvend u bë mëngjesin e sotëm pas një seance maratonë që nisi të martën në orën 09:00. Në diskutimet dhe debatet mbi qeverinë pothuajse folën të gjithë deputetët, ndërsa opozita (PD dhe LSI) u shprehën kundër.
Pas miratimit të programit qeverisës për 4 vitet e ardhshme, kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi ka thirrur në një mbledhje në orën 18:00 krerët e grupeve parlamentare.
Mësohet se në këtë takim që do zhvillohet në kryesinë e Kuvendit, krerët e grupeve do vendosin për seancën e radhës. Do të jetë pikësisht kjo seancë, në të cilën do të vendsohet për ngritjen e komisioneve parlamentare.
Please follow and like us: