Albspirit

Media/News/Publishing

Rama falenderon Ruçin për bllokimin e Berishës në parlament

Që në seancat e para të parlamentit, doli qartë se detyrë parësore për Gramoz Ruçin, ka qenë heshtja e Sali Berishës. Duke i dhënë fund një tradite 4 –vjeçare të tolerancës përtej rregullores, që mbante autorësinë e Ilir Metës, Gramoz Ruçi ka zbatuar një porosi të Edi Ramës.

Ky i fundit e ndau me deputetët e tjerë socialiste kënaqësinë për bllokimin e Berishës në parlament, kur e falenderoi Ruçin në kryerjen e detyrës.

“Falënderoj Gramozin që realisht na ktheu shpresën se në atë sallë mund të ketë sens dhe rregull dhe se aty mund të flitet për njerëzit dhe jo për njeri-tjetrin. Dua të nënvizoj një detaj që është shumë i rëndësishme për fat të keq, ndërkohë që nuk duhet të ekzistonte që fillimi për herë të parë, mesa pyeta edhe disa kolegë, në historinë e kuvendit, nisja e seancave në orën fiks të përcaktuar është një normë që ne do ta respektojnë për 4 vjet”-tha Rama.

Please follow and like us: