Albspirit

Media/News/Publishing

22 orë Parlament, deputetët fjetën në lokal

Seanca maratonë e diskutimit të programit të qeverisë “Rama 2” dhe votimi i kabinetit të ri i ka mbajtur të mbërthyer në Parlament, deri në orët e para të mëngjesit, deputetët e Kuvendit të Shqipërisë, shkruan “Panorama”.

34

 

 

Seanca nisi në orën 9:00 të ditës së martë dhe gjatë drekës u mundësuan vetëm dy pushime, rreth njëorëshe. Më pas seanca vijoi non stop deri në mbylljen e saj, në orën 7:00 të mëngjesit të ditës së mërkurë. deputetet

Deputetët e maxhorancës dhe opozitës, të cilët qëndruan për rreth 22 orë në sallën e Kuvendit, janë përballur shpeshherë me lodhjen dhe me gjumin. Burime pranë Kuvendit bënë të ditur se një pjesë e deputetëve kanë shfrytëzuar ambientet e kafenesë që ndodhet mbrapa sallës së Parlamentit për të bërë “një sy gjumë” të shpejtë.

de

Një pjesë e deputetëve që kanë pasur banesën afër, kanë shfrytëzuar kohën e diskutimeve pa fund për t’u çlodhur në ambientet familjare, ndërsa pjesa tjetër ka qëndruar në sallën e Kuvendit, teksa disa janë përgjumur edhe para kamerave. Mësohet se situata është rënduar rreth orës 1:00- 2:00, ku një pjesë e deputetëve janë parë teksa po flinin në lokalin e Parlamentit. popo

MINUTAZHI

Gjatë seancës maratonë të ditës së djeshme kanë folur rreth 78 deputetë, në fjalime rreth 20 minuta secili. Në total janë harxhuar rreth 1560 minuta, ose rreth 22 orë kohë parlamentare.

pollo

Qëndrim “stoik” ka mbajtur kryetari i Parlamentit, Gramoz Ruçi, i cili tregoi se është një “kockë e fortë”, pasi nuk pushoi për asnjë çast. Duke qenë se ishte seanca e dytë e Kuvendit dhe ende nuk janë zgjedhur zëvendëskryetarët e Kuvendit, e gjithë barra ka rënë mbi supet e Ruçit.

Kreu i Parlamentit ka qëndruar i ulur në karrige dhe pa lëvizur, që nga ora 16:30 e pasdites së ditës së martë kur rinisi seanca pas pushimit të dytë, deri në orën 7:00 të ditës së mërkurë. Në fund, pasi u votua qeveria e re dhe programi i saj, Gramoz Ruçi i uroi deputetët me “natën e mirë”, por më pas e korrigjoi po vetë, duke thënë se ishte bërë ditë, pasi ishte ora 7 e mëngjesit.

“Seancën tjetër do ta vendosim në Konferencën e Kryetarëve. Natën…, ditën e mirë se thashë natën e mirë tashi”. Gjatë legjislaturës së kaluar, ish-kreu i Parlamentit, Ilir Meta, kishte tre zëvendëskryetarë, Valentina Leskajn, Edmond Spahon dhe Shpëtim Idrizin, të cilët ndanin drejtimin e seancave me turne, kur ato zgjasnin deri në orët e vona.

Please follow and like us: