Rubrika e Emigracionit, avokati Kieran Both: Çfarë është viza amerikane J-1?
Viza J-1, është një vizë e përkohëshme që u jepet individёve të huaj, qё nuk vijnё nё SHBA si emigrantё, por në bazë të një programi të veçantë si ‘shkëmbim vizitorësh’. Nuk ka ndonjë kufi ligjor për numrin e vizave J-1, që lëshohen çdo vit, por çdo vit Departamenti i Shtetit ndan një numër të paracaktuar certifikatash pranimi (Form DS 2019) për sponsorët e programit në të gjithë vendin për të ndihmuar lëshmin e vizave kandidatëve të mundshëm pjesmarrës në këtë program. Ky formular, së bashku me dokumente të tjera të nevojshme të Departamentit të shtetit, u jep mundësinë vizitorëve e mundshëm për të bërë intervistën në një ambasadën apo konsullatën e SHBA-së për të kërkuar vizën J për të hyrë në Shtetet e Bashkuara.
Për dekadën e fundit, numri i vizitorëve të pranuar në Shtetet e Bashkuara çdo vit ka ka arritur rreth 450.000. Aktualisht, individët me vizën J-1, vijnë nga më shumë se 200 vënde dhe territore; 83 për qind janë më të rinj se 30 vjeç, dhe 54 përqind janë femra.
Viza J ka kërkesa specifike si për shembull:
- Kohëzgjatja e qëndrimit është përcaktuar nga kategori specifike EVP dhe shkolla, punëdhënësit, apo subjekte të tjera. Për shembull, praktikantët mund të qëndrojnë në Shtetet e Bashkuara deri në 12 muaj. Organizata pritëse që ofron stazh ose trajnim përcakton nëse vizitori do të mbetet për një periudhë maksimale, ose për një periudhë më të shkurtër kohe.
- Individët me vizën J-1 viza që hyjnë në Shtetet e Bashkuara në një program pune të caktuar (si studiues, mësues, dado, etj) mund të aplikojnë për numër pune(SSN). Ata duhet të paguajnë taksë për çdo kompensim që marrin, por janë lirë nga pagesa e taksës federale (FICA
- J-1 viza nuk mund të përdoren për punësim të zakonshëm. Programet e EVP që kanë një komponent të punës kanë për qëllim për të ofruar (në mirëbesim) trajnim dhe përvojë për të ardhurit e jo që ata të zëvendësojë punëtorët e tjerë.
- Bashkëshorti dhe fëmijët e pamartuar nën moshën 21 vjeç mund të aplikojnë për vizën J-2 si persona në ngarkim të mbajtësit/ kryefamijarit/ të vizës J-1. Familjarët në ngarkim, me vizën J-2, kanë të drejtë të aplikojnë për autorizim pune pas mbërritjes së tyre në Shtetet e Bashkuara.
- Mbajtësit e vizës J-1 duhet të fitojnë sigurim shendetsor për të mbuluar sëmundjet dhe aksidentet. Sigurimi duhet të mbulojë veten dhe të gjithë familjarët në ngarkim (dmth me vizën J-2 )për të gjithë periudhën e qëndrimit në Shtetet e Bashkuara.
- Për shkak se qëllimi themelor i kategorisë J-1 (shkëmbim vizitorësh) është për të ndarë përvojat dhe idetë me vendin nga vijnë, Aplikantët për vizë J-1 duhet të vijnë në Shtetet e Bashkuara me synim që të kthehen atje me të të përfunduar programin. Megjithatë, disa prej tyre mund të gëzojnë të drejtën të jetojnë dhe punojnë në Shtetet e Bashkuara pas përfundimit të programit, në varësi të rrethanave të tyre unike.
Disa nga individët me vizën J-1, p.sh. ata që kanë aftësitë e nevojshme për të kontribuar në zhvillimin e vendit të tyre, nuk do të kenë të drejtë për të marrë disa viza të tjera ose të bëhen banorë të përhershëm (të marrin green card) veçse nëse kthehen në vendin e tyre për të qëndruar atje të paktën dy vjet që prej përfundimit të programit. Individët me vizën J-2 janë subjekt i të njëjtave kërkesa si ata me vizën J-1.
Kjo kërkesë qëndrimi dy vjeçar në atdhe mund të hiqet në rrethana të caktuara. Për shembull nëse ‘exchange visitors’ janë në gjendje të vërtetojnë se largimi i tyre do të krijonte vështirësi të jashtëzakonshme për anëtarin e familjes së tyre,shtetas amerikan ose rezident të përhershëm të SHBA.
Programi fillimisht solli studiues në Shtetet e Bashkuara për të dhënë mësim apo të kryer hulumtime. Sot ka rreth 14 kategori të programeve përmes të cilit pjesëmarrësit e EVP mund të japin mësim, bëjnë studime, hulumtime, e marrin trajnime.
- –Të rinjtëjetojnë me një familje amerikane për 12 muaj dhe ndërkohë që përjetojnë kulturën amerikane., dhe kujdesen për fëmijët, ndjekin kurse në një institucion të akredituar.
o Studentët e huaj regjistrohen në programe studimi ku diplomohen e ju krijohen mundësi nga institucionet akademike amerikane të marrin pjesë në programe praktike (intership).
o Vizitorët qeveritare: Janë shtetas të huaj të shquar dhe me influencë dhe janë të zgjedhur nga qeveria federale, ose agjencitë amerikane të qeverisjes lokale për të marrë pjesë në turne vëzhgimi, diskutime, konsultime, takime profesionale, konferenca, seminare, dhe të udhëtimit me qëllim për të forcuar lidhjet profesionale dhe personale mes personaliteteve shtetas të huaj dhe atyre amerikanë.
- Vizitorët ndërkombëtarë: Liderët e huaj janë përzgjedhur nga Departamenti i Shtetit për të marrë pjesë në programe të veçanta me qëllim për t’i ndihmuar vizitorët ndërkombëtarë për të kuptuar më mirë kulturën dhe shoqërinë amerikane si dhe për të ndihmuar amerikanët në njohjen e kulturave të huaja.
o Mjekët: mjekët e huaj marrin pjesë në programet e arsimit mjekësor së SHBA-(diplomohen) apo trajnohen në shkollat e akredituara të SHBA-së të mjekësisë.
o Profesorët dhe shkencëtarët : Këto dy programe janë per të nxitur shkëmbimin e ideve, hulumtimit, dhe lidhjet mes kërkimeve shkencore dhe institucionet akademike në SH.B.A. me jashtë vendit.
o Nxënësit e shkollave të mesme: nxënësit e shkollave të mesme studiojne në një shkollë të akredituar publike ose private dhe jetojnë me një familje amerikane apo në një shkollë të akredituar me konvikt.
o Dijetarët dhe profesorët, studiues, dhe individë të tjerë kanë mundësi të udhëtojë për një vizitë afatshkurtër për të dhënë leksion, konsultime, për të bërë vëzhgime e studime profesionale në institucionet kërkimore dhe akademike, muzetë dhe bibliotekat nëpër SH.B.A.
o Specialistët: Ekspertët në një fushë të caktuar shkëmbejnë idetë me homologët e tyre amerikanë.
o Programe verore të punës: Studentëve të universitetit u lejohet të punojnë dhe udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara gjatë verës.
o Mësuesit e huaj të japin mësim me kohë të plotë në një shkollë fillore apo të mesme në SHBA.
Qëllimi ynë është për të ndihmuar komunitetin shqiptar dhe emigrantët me informacionin për të kërkuar ndihmë në mënyrë të pavarur. Ne ju falënderojmë për komentet tuaja të vazhdueshme dhe pyetjet, dhe do të përpiqemi për t’iu përgjigjur sa më shumë prej pyetjeve tuaja në të ardhmen. Ju ftojmë t’i bëni ato në adresën tonë të e-mailit Kieranboth@verizon.net/ylliria press/