Gjendet i vdekur në plazh burri shqiptar në Greqi
Trupi i pajetë i një shqiptari është gjetur në qytezën greke Myrsini mëngjesin e së shtunës. Kështu raportojnë sot mediat helene, sipas të cilave viktima është 58-vjeç, por nuk bëhet i ditur identiteti i tij. Burri është gjetur i vdekur në plazh.
Dyshimet e hetuesve, janë se ai ka humbur jetën për shkaqe patologjike, pasi ka pasur probleme me zemrën. Ndërkohë, hetimet e autoriteteve greke janë në vijim për të zbardhur ngjarjen.
Please follow and like us: