Albspirit

Media/News/Publishing

Ish-ndihmësi i Trump është përgjuar që nga 2016

Mediat amerikane kanw raportuar se me urdhër tw një gjykate sekrete, hetuesit federalë kanë përgjuar ish-udhëheqësin e fushatës së presidentit, Donald Trump, Paul Manafort. Gazeta, New York Times ka cituar dy persona të kenë thënë se agjentët e SHBA-së e kanë njoftuar Manafort se po planifikojnë ta padisin atë, teksa po e bastisnin shtëpinë e tij në shtetin e Virgjinias. CNN, duke cituar burime anonime, ka raportuar se hetuesit kishin urdhër sekret për të përgjuar Manafort-in, para dhe pas fushatës presidenciale të vitit 2016. Manafort dhe avokatët e tij nuk kanë reaguar ndaj raportimeve. Manafort u bë udhëheqës i fushatës së presidentit amerikan, Donald Trump, në qershor të 2016-ës, ndërsa u detyrua të jepte dorëheqje pas dy muajve, pas raporteve se biznesi i tij kishte lidhje me partinë e presidentit ukrainas të mbështetur nga Rusia, Viktor Yanukovich.

Please follow and like us: