Albspirit

Media/News/Publishing

Presidenti Thaçi pritet nga çifti presidencial Trump

Me ftesë të presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, bashkë me Zonjën e Parë të shtetit u pritën në një takim nga çifti presidencial amerikan, Donald Trump dhe Zonja e Parë, Melania Trump. Ky takim i shkurtër u bë në margjina të seancës së radhës të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara. Me këtë rast, presidenti Thaçi pati edhe një takim të shkurtër me homologun e tij amerikan.

“Kreu i shtetit e ka falënderuar presidentin Trump për mbështetjen personale për Kosovën. Ai ka theksuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë partneri kryesor strategjik i Kosovës dhe së përkrahja e saj e fuqishme dhe gjithëpërfshirëse është jetike për paqen, stabilitetin dhe zhvillimin e përgjithshëm të Kosovës dhe të rajonit”, thuhet në njoftimin zyrtar të afishuar në faqen e Presidencës së Kosovës.

Please follow and like us: