Albspirit

Media/News/Publishing

Kush janë zëdhënësit e rinj të ministrave?

Pasi zgjodhën sekretarët e Përgjithshëm, ministrat e rinj të Qeverisë “Rama 2” kanë zgjedhur edhe këshilltarët mediatikë, ata që do bëjnë lidhjen dhe rakordimin me mediat. “Panorama” publikon listën me emrat e tyre. Kështu, Glevin Dervishi që ka qenë te Ditmir Bushati, ka kaluar tashmë te zëvendësministrja Senida Mesi. Edlira Prendi, këshilltarja e Kodhelit, ka kaluar te ministri Bushati. Albana Qehajaj, që deri në mandatin e pare ka ka qenë te ish ministrja Gjermeni, tashme do te jete keshilltare te Mbrojtja, te ministrja Olta Xhacka. Këshilltari i Peleshit, Fatjon Hoxhalli, do të vazhdojë po te Peleshi. Hyrje e re është Ana Shkreli, vajza e ish-deputetes socialiste, Ledi Shamku, e cila është caktuar këshilltare e ministres së Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Sonila Qato. Pa keshilltarë deri tani kanë mbetur ministri për Diasporën, Pandeli Majko dhe ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj.

Emrat e këshilltarëve

  1. Senida Mesi- Glevin Dervishi
  2. Ditmir Bushati- Edlira Prendi
  3. Olta Xhaçka- Albana Qehajaj
  4. Fatmir Xhafaj- Ardi Bita
  5. Arben Ahmetaj- Alba Caroshi
  6. Damian Gjiknuri- Dardan Malaj
  7. Lindita Nikolla- Denisa Ruzi
  8. Mirela Kumbaro- Jonida Hitoveizi
  9. Niko Peleshi- Fatjon Hoxhalli
  10. Ogerta Manastirliu- Etiola Kola
  11. Blendi Klosi- Rovena Moçka
  12. Sonila Qato- Ana Shkreli
Please follow and like us: