Albspirit

Media/News/Publishing

Aksionet e policisë, gazetari ka një kërkesë për Xhafajn: Publiko listën me emrat që kërkohen nga policia shqiptare dhe interpoli, do shihni spektakël

Gazetari investigativ, Artan Hoxha i ftuar në studion e emisionit, “Kjo Javë” të gazetares Nisida Tufa në Neës 24 është shprehur kritik me operacionet e policisë në Elbasan dhe në Vlorë që ndalojnë makinat luksoze. Sipas tij kriminelët e vërtetë, bosët e krimit, nuk rrinë rrugëve. “Bosët e vërtetë nuk rrinë rrugëve, kanë kapur ca makina që jam i bindur se menjëherë do t’u kthehen pronarëve”, tha Hoxha. Ai ka patur dhe një kërkesë për ministrin e brendshëm Fatmir Xhafën për të cilin thotë se do ta ketë të vështirë për të kapur kokat e krimit. Hoxha thotë se Xhafa duhet të publikojë listën me emrat e kërkuar nga policia shqiptare dhe interpoli, ai thotë se nëse do publikohet lista do shihni spektakël. “Xhafa duhet të bëjë publike listën me emra e atyre që kërkohen nga policia shqiptare dhe interpoli, do të shihni spektakël”, tha Hoxha, i cili shto gjithashtu se krimi sot i ka hedhur dorashkën e sfidës shtetit dhe se është në avantazh pasi ka burime finaciare më të shumta.

Please follow and like us: