Albspirit

Media/News/Publishing

Aleksandër Pushkini: Sa ju kam dashur!

Sa ju kam dashur! Ndofta dashuria
Nuk është shuar krejt në shpirtin tim!
Po s’dua që prej dhembjeve të mia
Te ngryseni sërish në dëshpërim.

 

I heshtur e pa shpresë u përvëlova
Me ndrojtje, xhelozi e mall për ju
Po kaq me dlirësi ju dashurova,
Sa, Zot! ju dashtë tjetër kush kështu!

Please follow and like us: