Albspirit

Media/News/Publishing

Një gjeneral rus është vrarë në Siri

Ministria e mbrojtjes e Rusisë thotë se njëri prej gjeneralëve të vet, që shërbente si këshilltar i trupave të qeverisë së Sirisë, është vrarë në pjesën lindore të Sirisë, ka raportuar agjencia shtetërore ruse e lajmeve, TASS.

Ministria tha mbrëmë se gjenerali Valery Asapov, “ishte në një pikë komanduese të trupave të Sirisë, duke i ndihmuar komandantët sirianë në operacionin për çlirimin e qytetit, Deir al-Zour”, kur ai ishte “plagosur për vdekje” nga një predhë e grupit ekstremist, Shteti Islamik.

Rusia dhe Shtetet e Bashkuara në luftën në Siri i mbështesin palët e ndryshme ndërluftuese, ndërsa të dy këto grupe kanë shënuar avancim kundër militantëve të Shtetit Islamik në pjesën lindore të Sirisë, afër kufirit me Irakun.

Please follow and like us: