Albspirit

Media/News/Publishing

Enkelejd Çollaku, në krye të shoqatës “Arumunët e Shqipërisë”

Konferenca e pestë kombëtare e Shoqates Kulturore “Arumunët e Shqipërisë” ka zhvilluar sot punimet në Tiranë, duke patur si përmbyllje të rendit të ditës zgjedhjen e forumeve të reja drejtuese.

Burime të kësaj shoqate i thanë CityNews se në Konferencë u pjesëmorën kryetarët e filialeve të shoqatës të të gjitha rretheve të vendit, si edhe antarët e Këshillit të saj Kombëtar.

Në qendër të tematikës së Konferencës ishte analiza e punës së Shoqatës gjatë mandatit të shkuar, e referuar nëpërmjet një raporti të mbajtur nga kryetari i saj z. Koçi Janko, dhe, më pas, rendi i ditës vijoi me pyetje e diskutime të shumta nga të pranishmit.

Në fund u kalua në propozime dhe votime për të zgjedhur personat parfaqësues të Kryesisë së re si dhe drejtuesit e rinj te Shoqatës.

Pas procedurave Kryesia zgjodhi si kryetar të Shoqatës Kombëtare Kulturore të arumuneve të Shqiperise Z. Enkelejd  Çollaku, si dhe dy nënkryetarët , përkatësisht znj. Mirela Veriga e z. Pano Baklli, kurse sekretar të Përgjithshem z. Josif Kruti.

Please follow and like us: