Erdogan pret Putin në Ankara
Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan priti këtë të enjte në Ankara homologun e tij rus, Vladimir Putin. Dy krerët e shteteve zhvilluan një takim kokë me kokë, temat kryesore të të cilit ishin situata në Siri, të dyja vendet kërkojnë vendosjen e zonave të sigurta në Siri.
Po ashtu, ujdia për blerjen e sistemeve raketore ruse S-400 nga Turqia ishte një temat e takimit. Putin dhe Erdogan shpresojnë në një forcim të marrëdhënieve mes vendeve, duke rritur nga ana tjetër shqetësimin e Perëndimit për aleancën Turqi-Rusi.
Please follow and like us: